Zjarret në Kanada shkaktojnë evakuimin e 13 mijë banorëve

Zjarret në Kanada shkaktojnë evakuimin e 13 mijë banorëve

Temperaturat e nxehta dhe erërat kanë ndihmuar përhapjen e 78 zjarreve në Kanada, ndërsa që nga e premtja, janë evakuuar më shumë se 13 mijë banorë në provincën Alberta, njoftuan autoritetet. Lajmet mund të përkeqësohen pasi provinca është një “kuti ashklash”, tha menaxheri i “Alberta Wildfire Information”, Christie Tucker, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv. “Ne presim […]

Lajmet mund të përkeqësohen pasi provinca është një “kuti ashklash”, tha menaxheri i “Alberta Wildfire Information”, Christie Tucker, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

“Ne presim mot shumë të ngrohtë dhe erëra jashtëzakonisht të forta, veçanërisht në gjysmën veriore të provincës”, tha Tucker në një konferencë shtypi.

“Kjo nuk është gjë e mirë për aktivitetin e zjarrit që tenton të shkaktojë zjarre shumë aktive dhe njerëzit tanë në terren do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm për sigurinë e tyre dhe sigurisht sigurinë e komuniteteve që ata po mbrojnë”, shtoi ai.

Rreth 80 zjarrfikës janë planifikuar të mbërrijnë sot nga Ontario dhe Quebec për të ndihmuar në luftimin e zjarreve, 19 prej të cilëve janë jashtë kontrollit.

Qeveria federale tha se është e gatshme të ofrojë mbështetje, nëse kërkohet.

“Megjithëse nuk kemi marrë një kërkesë për ndihmë federale nga Qeveria e Albertës, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim nëse kërkohet ndihmë ose burime federale”, tha zyra e Ministrit të Sigurisë Bill Blair në një deklaratë për Global News.

Deri më sot nuk ka pasur raportime për viktima.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik