Ukraina bojkoton garat në xhudo shkaku i atletëve rusë

Ukraina bojkoton garat në xhudo shkaku i atletëve rusë

Atletët ukrainas do ta bojkotojnë Kampionatin Botëror të Xhudos, që do të zhvillohet këtë muaj në Katar, shkaku i shqetësimeve lidhur me pjesëmarrjen e atletëve rusë dhe bjellorusë. Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) vendosi t’i lejojë atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të garojnë si neutralë. Vendimi do t’i lejojë xhudistët nga këto vende të marrin […]

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) vendosi t’i lejojë atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të garojnë si neutralë.

Vendimi do t’i lejojë xhudistët nga këto vende të marrin pjesë në kualifikimet për Lojërat Olimpike 2024.

“Ne kemi vendosur të mos marrim pjesë në Kampionatin Botëror”, tha të hënën Federata e Xhudos e Ukrainës.

Muajin e kaluar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar rekomandoi që atletët rusë dhe bjellorusë të lejohen të garojnë nën një flamur neutral. Por, vendimi lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike Paris 2024 nuk është marrë ende.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar rekomandoi gjithashtu që atletët dhe stafi i tyre që mbështesin në mënyrë aktive luftën në Ukrainë, ose që janë të kontraktuar me ushtrinë, të mos lejohen të konkurrojnë.

Megjithatë, Federata e Xhudos e Ukrainës pretendon se një numër i xhudistëve rusë të regjistruar për Kampionatin Botëror të Xhudos, i cili do të zhvillohet nga 7 deri më 14 maj, janë “ushtarakë aktivë”.“Ne nuk shohim neutralitet, kushte të barabarta dhe një ‘urë drejt paqes’, siç thuhet në Rezolutën e IJF-së për pjesëmarrjen e ekipeve ruse dhe bjelloruse në Kampionatin Botëror në Doha”, tha Federata ukrainase.

“Ne këtu shohim një vendim që bie ndesh me rekomandimet e fundit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Jemi të zhgënjyer me vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”, thuhet tutje në deklaratë.

IJF-ja tha se e ka kontraktuar një kompani të pavarur për ta kontrolluar historikun e atletëve rusë dhe bjellorusë me “referencë specifike për propagandën e mundshme të luftës”.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, IJF e hoqi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nga pozita e tij si president nderi dhe e anuloi një garë Grand Slam në Kazan të Rusisë./rel

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova