Si erdhi deri te bllokimi i Urës së Ibrit?

Si erdhi deri te bllokimi i Urës së Ibrit?

Tash e gati një çerek shekulli, ura mbi lumin Ibër ndan në dy pjesë Mitrovicën – jugun me shumicë shqiptare dhe veriun me shumicë serbe. Mbi urë, prej vitesh, nuk mund të kalojnë mjetet motorike, pos këmbësorëve. Së voni, disa zyrtarë lokalë dolën me një nismë për rihapjen e plotë të urës, e cila u […]

Mbi urë, prej vitesh, nuk mund të kalojnë mjetet motorike, pos këmbësorëve.

Së voni, disa zyrtarë lokalë dolën me një nismë për rihapjen e plotë të urës, e cila u prit me reagime të ndryshme.

Por, si erdhi deri te bllokimi i saj?

Barrikadat e para në këtë urë janë vënë në vitin 2011 nga ana e serbëve lokalë. Qëllimi ka qenë t’i kundërvihen shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri.

Në vitin 2014, ato barrikada janë zëvendësuar me gardhe betoni e me pemë, të cilat autoritetet vendase i kanë quajtur “Park i Paqes”.

Ky park është hequr në vitin 2016 – pas së cilës gjë është menduar që ura të hapet për qarkullim.

Në të njëjtin vit, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për një plan të ri zbatimi, qëllimi i të cilit ka qenë tejkalimi i mosmarrëveshjeve rreth interpretimeve të ndryshme të konkluzioneve të mëparshme.

Sipas planit të ri të zbatimit, hapja e plotë e urës është menduar të bëhej në janar të vitit 2017.

Mirëpo, puna për rivitalizimin e urës ka përfunduar në qershor të vitit 2018. Në këtë projekt janë investuar 1.5 milion euro.

Hapja e urës kryesore për trafik është paraparë edhe me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në kuadër të të ashtuquajturit “rivitalizim i urës”. Kjo marrëveshje është arritur nga Kosova dhe Serbia në vitin 2014, me qëllim heqjen e barrikadave dhe funksionalizimin e urës.

Në fund, ura vazhdon të mbetet e mbyllur për mjete motorike dhe e hapur vetëm për këmbësorë.REL

Të ngjashme
Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten