Sherifi: Kurti i ndërroi fjalët për Ekipin Menaxhues

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, ku sot ai tha se Ekipit Menaxhues për draft statutin e Asociacionit i ka përfunduar misioni dhe funksioni i vet, ndërsa që ditë më parë Qeveria tha se e shkarkoi këtë ekip. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti ka ndërruar […]
Sherifi ka shtuar se kjo qeveri me këtë kryeministër kanë vendosur standarde të paarritshme në hipokrizi!
Popullit i tha: e shkarkova “ekipin menaxhues”, sepse ka ofruar një “draft-statut” për një “Republikë Serbe” në Kosovë! Tani që ndërmjetësuesit kundërshtuan “shkarkimin e ekipit”, kryeministri ndërron fjalët.
Tashmë nuk thot që e ka “shkarkuar” sepse ka ofruar një “draft-statut” për një “Republikë Serbe” në Kosovë, por që e ka “liruar nga detyra”, sepse ekipi e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionin e vet!











