Milioneri Përparim Rama, më i pasuri ndër kryetarët komunalë

Milioneri Përparim Rama, më i pasuri ndër kryetarët komunalë

Nuk figuron në listat e sivjetme të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Por nëse nuk i ka ndërruar mirëqenia nga viti i kaluar, Perparim Rama mbetet më pasaniku ndër kryetarët komunalë në Kosovë. I pari i Prishtinës, më 2022 i pati deklaruar rreth 19 milionë euro pasuri të paluajtshme, aksione në 11 shoqëri komerciale, dhe rreth 40 […]

I pari i Prishtinës, më 2022 i pati deklaruar rreth 19 milionë euro pasuri të paluajtshme, aksione në 11 shoqëri komerciale, dhe rreth 40 mijë euro para në banka.

Pas tij, nga kryeqendrat vendore, vjen kryetari i Pejës që ka pasuri rreth 2.7 miliionë euro. Gazmend Muhaxheri i ka deklaruar katër shtëpi në vlerë 1.3 milionë euro, shtatë troje 874 mijë, dhe objekt tjetër me 600 mijë euro vlerë.

Milionëshin nuk e prekin kryetarët tjerë lokalë. Ardian Gjini i Gjakovës grumbullon rreth 545 mijë euro pasuri. Dy shtëpi ia bëjnë 250 mijë euro, ndërsa dyqani 190 mijë. Banesën e ka vlerësuar 30 mijë, një truall 40 mijë, kurse veturën 35 mijë euro.

Rreth 7 mijë euro më pak i pasur është Shqair Totaj i Prizrenit. Truallin e ka vlerësuar 300 mijë, kurse një objekt afarist 200 mijë euro. Ndërsa ka dy vetura me 28 mijë euro vlerë, përcjell klankosova.tv.

Në rend vjen i pari i Mitrovicës, Bedri Hamza, me pasuri rreth 283 mijë euro. Ai ka tri banesa që kushtojnë 155 mijë euro dhe një shtëpi 25 mijëshe. Toka ia bën 50 mijë euro, kurse tri garazhat 14 mijë e 700. Po ashtu, me bashkëshorten i kanë dy vetura me 36 mijë euro vlerë dhe rreth 3 mijë euro në banka.

Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, shtëpia me oborr i vlen 35 mijë euro, kurse banesa dhe katër trojet me pyll, nga 63 dhe 49 mijë euro. Ndërsa ka deklaruar edhe dy vetura që bëjnë 11 mijë e 500 euro bashkë.

Më së paku kapital duket të ketë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, që ka deklaruar veç 4 mijë e 500 euro pasuri në AKK, aq sa ia bëjnë dy troje toka.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik