Kuka: Distria Krasniqit iu mohua medalja në Botëror, në tri ditë Kosova tregoi potencialin si kurrë më parë

Kuka: Distria Krasniqit iu mohua medalja në Botëror, në tri ditë Kosova tregoi potencialin si kurrë më parë

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, u rendit e pesta e botës, duke humbur duelin për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit. Në luftën “maratonike” për të bronztën, që zgjati më shumë se 10 minuta, Krasniqi, ishte e pafat, pasi u mund nga dy herë medalistja olimpike, Odette […]

Në luftën “maratonike” për të bronztën, që zgjati më shumë se 10 minuta, Krasniqi, ishte e pafat, pasi u mund nga dy herë medalistja olimpike, Odette Giuffrida, kategoria -52 kg.

Përveç Distria Krasniqit, edhe garues të tjera të Kosovës, si Akil Gjakova e Nora Gjakova nuk arritën të sigurojnë medalje deri më tani.

Për këtë ka reaguar edhe trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Kuka shkroi se Distria Krasniqit iu mohua medalja, por ai shtoi se Kosova tregoi potencialin e saj si kurrë më parë, me pesë garues që përfunduan në Top 10 më të mirët e Botërorit.

POSTIMI I PLOTË:

Kosova si ekip në 3 ditët e para e tregoj potencialin si asnjë herë mē parë!

Plot 5 garus në top 10 më të mirët në Botëror!

Distrias ju mohua medalja por shkojmë tutje drejt Paris 2024!

Ajo tashmë çdo garuese e ka mposht në kategorinë e re pos Abe Utas Japonezes që do jetë caku ynë!

Nora hyri në 8 të parat me 2 fitore dhe kur ju hap rruga tutje gaboj dhe mbeti e 7

Laura sot na rriti apetitet!

3 fitore me garuese të forta e kur realisht e pash në podium diçka ngeci me Slovenen të cilen Laura e kishte mposht në garat e kaluara,kjo pjesë duhet përmirësuar sepse po mendoj që ajo e pau veten në finale ende pa i kryer detyrat një nga një!

Akil Gjakova u rikthye me dy fitore dhe Pikë Olimpike për të kapur hapin drejt Olimpiades.

Flaka e Erza në kërkim të formës së tyre në gara të mëdha.

Pasneser garon Loriana Kuka kategoria 78 kg

Pikët Olimpike :

Distria 720 Pikë

Nora 520 Pikë

Laura 520 Pike

Akili 320 Pikë

Flaka 240 Pikë

Drejt Olimpiadës 4-6 Norma Olimpike do arrijmë për Paris 2024.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova