Kosova e feston Ditën e Evropës, por rruga e saj drejt BE-së është e gjatë dhe shumë sfiduese

Kosova e feston Ditën e Evropës, por rruga e saj drejt BE-së është e gjatë dhe shumë sfiduese

Dita e Evropës shënohet sot edhe në vendin tonë. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova në vazhdimësi ka lëvizur në drejtim të integrimeve evropiane, çka edhe janë synimet e saj. Megjithëkëtë, njohës të procesit të integrimeve evropiane, vlerësojnë se rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropianë është e gjatë dhe mjaftë sfiduese. Deklarata e […]

Deklarata e 9 majit e vitit 1950, me të cilën kryediplomati i Francës, Robert Schuman, i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve tjera evropiane për t’i bashkuar prodhimet e qymyrit dhe çelikut, vlerësohet si nisma themeltare e krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.

Data 9 maj është shpallur dhe festohet si Dita e Evropës, që nga vitit 1985, kur në Samitin e Milanos, krerët e BE-së morën vendim të tillë.

Që nga shpallja e pavarësisë, Dita e Evropës shënohet edhe nga Kosova, e cila synon integrimet dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Me qëllim të përafrimit, Kosova dhe Bashkimi Evropianë nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, në tetor të 2015-tës. Në maj të 2022-tës, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndërsa, në dhjetor të të njëjtit vit aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke folur për Radio Kosovën, profesori i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, thotë se Kosova është larg integrimit evropianë. Edhe marrja e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE- është proces i vështirë, thotë Arifi, që këtë e ndërlidhë edhe me shtetet mosnjohjëse.

“Aplikimi i Kosovës ende nuk do të jetë prioritet, për shkak të mosmarrëveshjeve politike apo mosnjohjes së Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropianë. Kjo e komplikon komplet situatën. Kosova në parim i plotëson kushtet për të pasur statusin e vendit kandidat. Por, për tu integruar në BE, rruga është shumë e gjatë. Kemi të bëjmë edhe me zbatimin e ligjeve”, tha ai.

Edhe politologia Arta Tahiri-Beqa, thotë se Kosova është larg integrimit në Bashkimin Evropianë dhe organizata tjera evropiane.

“Për momentin, fatkeqësisht, nga të gjitha shtetet e Ballkanit, Kosova qëndron më së largu në fushën e integrimeve, apo të arritjeve reale drejt integrimit evropianë. Ne e festojmë Ditën e Evropës. Jemi pothuajse nga ato pak shtet që edhe e festojmë edhe nuk punojmë këtë ditë, por që, fatkeqësisht jemi shumë larg procesit të integrimit evropianë”, tha Tahiri-Beqa.

Ndonëse Kosova është larg me integrimet evropiane, për shkak edhe të pengesave politike, 9 Maji – Dita e Evropës shënohet si festë zyrtare.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike