Konjufca: Qe dora Isa Mustafës, letra që ia dërgoi Mogherini, sot neve po na ndihmon

Konjufca: Qe dora Isa Mustafës, letra që ia dërgoi Mogherini, sot neve po na ndihmon

Duke folur për letrën garantuese të ish-Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se Asociacioni nuk do të përbëjë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë, ka befasuar me deklaratë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ai tha se ajo letër […]

Duke folur për letrën garantuese të ish-Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se Asociacioni nuk do të përbëjë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë, ka befasuar me deklaratë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ai tha se ajo letër sot po i ndihmon shumë Kosovës. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një interviste në RTV21.

“Na u është dukur një siguresë e mirë. Shiko tash duhesh me shfrytëzu gjithçka në dorë”, tha Konjufca fillimisht.

“Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjuan në mbeturina. Varet qysh e koncepton. Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor. Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon”, tha Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka kritikuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se nuk është i paanshëm.

“Lajçak më duket në mënyrën se si i koncepton negociatat është sikur me bisedu dy shtete të cilat nuk e kanë të definuar statutin. Ai duhet me pas të qartë që Kosova moti e ka të definuar statutin. Qe 15 vite e ka Kosova të definuar statutin. Nëse mendon kështu që Asociacioni nuk paragjykon asgjë dhe për Asociacionin janë të gjitha opsionet e hapura ai e ka gabim. Nëse mendon që të gjitha opsionet evropiane janë të tavolinë prapë e ka gabim”, ka thënë Konjufca të enjten në emisionin “Click” të RTV21.

Tutje, Konjufca ka thënë se Kosova nuk është shtet federativ dhe kurrë nuk do të jetë.

“Kosova nuk është shtet federativ dhe kurrë nuk do të jetë. Është shtet unitar. I përbërë prej njësive të veta; dhe njësitë janë komuna te veta. Dhe Kosova ka dy nivele të qeverisjes. Komunale dhe qendrore. Nuk ka organe federative dhe nuk ka autonomi territoriale. Nëse Lajçak thotë se gjithçka është në tavolinë, ai e ka gabim”, ka thënë tutje Konjufca

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik