Katër fluturime speciale nga Turqia në Kosovë, a është ky aeroplani që i solli dronët Bayraktar?

Katër fluturime speciale nga Turqia në Kosovë, a është ky aeroplani që i solli dronët Bayraktar?

Specialisti me bazë në Holandë që gjurmon fluturimet dhe citohet nga mediat prestigjioze, Gerjon, ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter se gjatë dy ditëve të fundit janë realizuar katër fluturime nga Aeroporti i Tekirdagut për në Prishtinë, me aeroporlanin “Zetavia” Ilyushin Il-76TD UR-CTX”, që përdoret zakonisht për dërgesa të mallrave të rënda ose […]

Sipas Gerjon, përmes këtij aeroplani është bërë dërgesa e dronëve Bayraktar, që Kosova kishte shprehur interesim t’i blejë që nga viti i kaluar.

Ai thotë se deri tash janë realizuar katër fluturime dhe që me gjasë s’do të ketë më.

“Sot më herët, ishte edhe fluturimi i katërt me mallra nga Tekirdagi i Turqisë drejt Prishtinës me “Zetavia” Ilyushin Il-76TD UR-CTX, i cili me gjasë do të dërgojë Bayraktar TB2 UAV/pajisje përkatëse në Kosovë. Bazuar nga ruta e ndryshme (e aeroplanit) që tani është larguar nga Prishtina, mendoj se ky mund të ketë qenë fluturimi i fundit”, ka shkruar ai në Twitter.

 

 

 

Ndryshe, në media mbrëmë është raportuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me pesë dronë Bayraktar.

Sipas këtyre raportimeve, kontrata me kompaninë prodhuese ishte nënshkruar para gati shtatë muajsh nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Gazeta ka pyetur Ministrinë e Mbrojtjes për këto raportime, por nga ky institucion kanë kthyer vetëm një përgjigje të përgjithshme, ku as nuk konfirmohet e as mohohet pajisja me këta dronë.

Ibrahim Shala nga kjo Ministri i ka thënë Gazetës Express vetëm se FSK’ja është duke u zhvilluar në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, ku përfshihet dhe investimi në blerjen e pajisjeve më moderne ushtarake.

“Forca e Sigurisë së Kosovës që nga viti 2019 është duke u zhvilluar në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, me fokus ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, duke përfshirë dhe investimin në blerjen e pajisjeve më moderne ushtarake. Në koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë strategjik për këtë jemi duke u angazhuar në vazhdimësi, me synim avancimin e ushtrisë në nivelin e standardeve të NATO-së, për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe me gjerë”, thuhet në përgjigjen e Shalës për Express.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot