Gazetarja spanjolle kërcënohet rëndë, shkak bëhet një pyetje drejtuar Ancelottit

Një pyetje drejtuar trajnerit të Real Madrid, Carlo Ancelotti nga një gazetare në Spanjë, ka ndezur një valë sulmesh dhe kërcënimesh ndaj saj. Maria Moran, e cila punon për “Bein Sports dhe Gol TV”, bëri një pyetje për trajnerin italian në një konferencë për shtyp dhe më pas iu drejtua policisë për kërcënimet dhe fyerjet […]

Maria Moran, e cila punon për “Bein Sports dhe Gol TV”, bëri një pyetje për trajnerin italian në një konferencë për shtyp dhe më pas iu drejtua policisë për kërcënimet dhe fyerjet që mori në llogarinë e saj personale të rrjetit social.

“A mendoni se Vinicius mund të marrë një karton të kuq si një mësim për këto protesta të vazhdueshme ndaj gjyqtarëve”, ishte pyetja e gazetares drejtuar Ancelottit.“Karton i kuq? Nuk duhet i kuqi, me gjithë të verdhët që ka marrë, mjafton”, u përgjigj me buzëqeshje trajneri madrilen.

Pyetja e gazetares nuk u ka pëlqyer disa tifozëve “Los Blancos”, të fcilët vendosën ta mbrojnë sulmuesin në mënyrën më të keqe në rrjetet sociale, përmes ofendimeve dhe kërcënimeve.

“Më shkruajnë se do më përdhunojnë, se vajza ime 18 muajshe është bastarde, ata shajnë një foshnjë. Kam raportuar gjithçka në policinë kombëtare”, ka thënë gazetarja spanjolle.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova