“Do të shuhet Lista Serbe në veri, s’do të ketë marrëveshje në Bruksel”

“Do të shuhet Lista Serbe në veri, s’do të ketë marrëveshje në Bruksel”

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, ka thënë Lista Serbe do të shuhet në veri të Kosovës. Gashi ka thënë se nuk pritet të ketë ndonjë marrëveshje midis palëve. “Ky Dtaft-status do të bie në kundërshtim të plotë me kushtetutën e Kosovës ku kryeministri Kurti nuk guxon të tejkalojë këtë normë për shkak se […]

Gashi ka thënë se nuk pritet të ketë ndonjë marrëveshje midis palëve.

“Ky Dtaft-status do të bie në kundërshtim të plotë me kushtetutën e Kosovës ku kryeministri Kurti nuk guxon të tejkalojë këtë normë për shkak se preket direkt sovraniteti i Kosovës dhe në këtë pikë Qeveria serbe do të tentojë të lokalizojë tema të caktuara për shkak të një debati të brendshëm të futet në këtë rast te ura, do të futet në një marrëveshje për zhbllokimin e Urës, nga instituti ynë nga hulumtimi që ne bëjmë në çështjet politike të Listës serbe, shihet një opinion i brendshëm edhe nga shtresa intelektuale i komunitetit serb që jeton në veri që do të shkojë drejt një pakti të shuarjes së Listës serbe në zonën veriore”, ka thënë ai.

“Nuk do të ketë marrëveshje midis palëve, në këtë frymë ku gjenden ata për shkak se janë dy pole të kundërta, të majta ekstreme që është vështirë të bëhen të djathta pak pozitive”, shtoi Gashi.

Në rend dite gjatë këtij takimi do të jetë prezantimi i draftit të statutit të Asociacionit.

Lidhur me këtë, Gashi ka thënë se në këtë rast Vuçiqi do ta përdorë shuarjen e Listës serbe në veri.

“Vuçiqi ka bërë ndërhyrje kirurgjike sa i përket reparteve të arsimit e shëndetësisë në veri ku i ka rritur pagat 100 për qind vetëm për të kamufluar problemin politik në këtë fazë ku gjendet në debat me Qeverinë Kurti. Ura e Ibrit nuk është fare problem për shkak se është në pjesë të territorit të Kosovës. Politika e Listës serbe në veri është modifikuar në atë formë sa nuk do të merret me problemet teknike dhe nuk do të krijojë incidente për shkak se i bie në kundërshtim me politikat që ata janë duke u përgatitur që të krijohet Asociacioni. Nuk do të ketë problem fare sa i përket Urës”.

“Vuçiq po taktizon me Qeverinë Kurti, Vuçiq është me një hendikep të jashtëzakonshëm me arenën ndërkombëtare, andaj ne kërkojmë nga kryeministri që të jetë vigjilent dhe operativ në pistat e tij dhe të godasë në konform Kosovës dhe pa u prekur sovraniteti i vendit”, tha ai në Dukagjin.

Sipas tij, taktizimi bazë i Serbisë është që “të luajë me komunitetin serb në Kosovë, do të ketë ofertë të shuajë Listën serbe, por Kurti nuk guxon të bie në kurthat e këtyre temave”.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja