Dermatologu tregon 5 gabimet që bëjmë me lëkurën gjatë pranverës

Dermatologu tregon 5 gabimet që bëjmë me lëkurën gjatë pranverës

Bashkë me pranverën vijnë edhe rrezet e diellit. Sa më shumë kohë jashtë dhe ekspozim shtesë në diell, mund të jetë e dëmshme për lëkurën tuaj. Duke marrë parasysh këtë, një mjek dermatolog, dr. Ross Perry, zbulon gabimet më të zakonshme që bëjmë me lëkurën gjatë kësaj stine. 1. Mos vendosja e kremit kundër diellit […]

Duke marrë parasysh këtë, një mjek dermatolog, dr. Ross Perry, zbulon gabimet më të zakonshme që bëjmë me lëkurën gjatë kësaj stine.

1. Mos vendosja e kremit kundër diellit

Dielli në prill është po aq i fortë sa është në gusht, kështu që ju duhet ta trajtoni atë si të tillë. Mos u mashtroni nga një fllaq më i freskët, sepse rrezet UV janë aty. Në fakt, kremi mbrojtës nuk duhet neglizhuar në asnjë ditë të vitit. Në rastin më të mirë, mund të bëni edhe riaplikime çdo 3-4 orë.

2. Dështimi për të mbrojtur lëkurën e djegur

Nëse vëreni se lëkura juaj është djegur, veproni menjëherë për ta trajtuar atë. Duhet të largoheni menjëherë nga ekspozimi në diell, të aplikoni kremra hidratues dhe qetësues dhe më pas të zini mend, për të aplikuar SPF-në.
Mos harroni: Parandalimi është më i mirë se kurimi.

3. Dehidratimi

Gjatë pranverës njerëzit shpesh e nënvlerësojnë sasinë e ujit që duhet të pinë. Kjo bën që të dehidratohen dhe ky dehidratim, ndër të tjera, pasqyrohet edhe në lëkurë.

4. Nuk i merrni nishanet seriozisht

Kanceret e lëkurës mund të zbulohen herët falë ndryshimeve në nishane, apo shfaqjes së nishaneve të reja. Sa më herët të veproni, aq më herët mund të merrni trajtim. Bëni një kontroll vjetor nishanesh, të paktën përpara se të niseni për pushimet verore!

5. Vitamina D

Dr. Ross sugjeron suplemente të vitaminës D për të rriturit dhe fëmijët mbi 4 vjeç – veçanërisht nëse nuk ekspozoheni mjaftueshëm në diell.
Për këtë, mund të komunikoni edhe me mjekun tuaj!

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve