Asnjë cent për Skënderaj, Nura: Në vend të Qeverisë, po duhet t’i falënderojë donatorët

Asnjë cent për Skënderaj, Nura: Në vend të Qeverisë, po duhet t’i falënderojë donatorët

Qeveria e Kosovës ende nuk i ka kompensuar dëmet për komunat e prekura në vërshimet e këtij viti, ani pse u zotua se do të bëjë një gjë tillë. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, në një prononcim për GazetaBlic thotë se asnjë hap nuk është marrë nga Qeveria e Kosovës, madje sipas tij, […]

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, në një prononcim për GazetaBlic thotë se asnjë hap nuk është marrë nga Qeveria e Kosovës, madje sipas tij, nuk janë ftuar as në takime për të trajtuar këtë çështje.

Nura thotë se ka pas takim me Komisionin Qendror, por informacione nga Qeveria se çfarë do të bëjë me premtimin e dhënë nuk ka.

“Asnjë hap nuk është marrë, as nuk ka informata që do të merret ndonjë hap tash e tutje. Ne e kemi kryer punën tonë, i kemi vlerësuar të dhënat ashtu siç thotë Ligji mbi fatkeqitë natyrore.

Ne kemi proceduar më tutje, me Komisionin Qendror kam pas takim me ta ku e trajtuan këtë çështje dhe e kanë përcjell në Qeveri, por më teper nuk kamë asnjë informatë”, tha Nura.

Krahas kësaj, Nura thotë se tashmë në Skenderaj janë nisur pesë shtëpi që kanë qenë totalisht të shkatërruara nga vërshimet, për këtë ai ka falënderuar Halil Kastratin dhe Selim Pacollin.

“Ne nuk kemi pasur takim, as me presidenten dhe as me kryeministrin, ani pse u zotuan se komunat e prekura nga vërshimet do të kompensohen.Përndyrshe, bashkë me Halil Kastratin dhe Selim Pacollin i kemi nisur pesë shtëpi që kanë qenë të shkatërruara totalisht. Qef do të kisha të falënderoja qeverinë, por duhet t’i falënderojë donatorët që po na ndihmojnë”, tha Nura.

Në komunën e Skenderajt dëmet nga vërshimet llogariten mbi 10 milionë euro. Kjo së paku nga vlerësimet që janë bërë në teren.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike