Vendimi final për Dani Alvesin do të merret në shkurt, braziliani e rrezikon dënimin e rëndë

Vendimi final për Dani Alvesin do të merret në shkurt, braziliani e rrezikon dënimin e rëndë

Dani Alves do ta mësojë shumë shpejt vendimin për dënimin e tij. Futbollisti brazilian po akuzohet për përdhunimin e një 23 vjeçareje në një klub nate në Spanjë. Gjykata e Barcelonës do ta marrë vendimin për yllin e dikurshëm brazilian në shkurt të vitit 2024. Por, kjo seancë e paraparë pas dy muajsh mund të […]

Futbollisti brazilian po akuzohet për përdhunimin e një 23 vjeçareje në një klub nate në Spanjë.

Gjykata e Barcelonës do ta marrë vendimin për yllin e dikurshëm brazilian në shkurt të vitit 2024.

Por, kjo seancë e paraparë pas dy muajsh mund të pezullohet, në rast se arrihet ndonjë marrëveshje mes dy palëve, shkruan Express.

“Avokati i të dëmtuarës mohon se ka marrëveshje për dënimin që Dani Alves duhet ta vuajë. Madje, ai shton se në këtë lloj krimi seksual nuk ka dëmshpërblim financiar për ta lehtësuar dëmin personal. E dimë që kërkesa e prokurorit është 9 vite burg, plus 10 të tjera mbikëqyrje dhe një urdhër ndalimi për disa vite. Alves donte ta arrinte një marrëveshje për 3 vjet, por avokatja e ‘viktimës’, Ester García, nuk pranon më pak se 4 vjet”, shkruajnë mediat katalunase.

Gjykata e Apelit të Barcelonës, nga ana e saj, e ka refuzuar kërkesën e tretë të futbollistit, i cili ka përfunduar prapa grilave që nga 20 janari i këtij viti.

Mbrojtja e ish-futbollistit të Barcelonës argumentoi se “kanë kaluar tre muaj nga vendimi i mëparshëm për refuzimin e lirimit të tij” dhe se “është paguar shuma prej 150.000 euro për t’ia dorëzuar ‘viktimës’, gjë që duhej të kishte sjellë aplikimin e rrethanës lehtësuese”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova