Valon Murtezaj i mllefosur: Mospërfshirja imë në Kryesinë e LDK-së, sjellje e shëmtuar

Valon Murtezaj i mllefosur: Mospërfshirja imë në Kryesinë e LDK-së, sjellje e shëmtuar

Valon Murtezaj, shprehet i indinjuar për shkak të mospërfshirjes në kryesinë e re të LDK-së. Nëoërmjet një mesazhi, ti thotë se është i pakorruptuar dhe se ‘shpirti i tij nuk është profiter’. z.Murtezaj shkruan: Të nderuara Anëtare dhe Anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bashkëqytetarë dhe bashkëpatriotë, Zonja dhe Zotërinj, Ju falënderoj për interesimin dhe […]

Valon Murtezaj, shprehet i indinjuar për shkak të mospërfshirjes në kryesinë e re të LDK-së.

Nëoërmjet një mesazhi, ti thotë se është i pakorruptuar dhe se ‘shpirti i tij nuk është profiter’.

z.Murtezaj shkruan:

Të nderuara Anëtare dhe Anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Bashkëqytetarë dhe bashkëpatriotë,

Zonja dhe Zotërinj,

Ju falënderoj për interesimin dhe përkrahjen dhe besimin e treguar në vazhdimësi.

Në pamundësi që në këtë moment të ju përgjigjem individualisht, të gjithëve gjërë e gjatë, për shkak të numrit të madh, të gjithë ju që më keni shkruar, aktivistëve, qytetarëve pa dallim, gazetarëve, me mirëkuptim po ju shkruaj si në vijim :

Mospërfshirja në përbërjen e Kryesisë së LDK-së, nuk ishte aksidentale, ishte e shenjëstruar.

Kjo sjellje e shëmtuar nuk i takon shpirtit dhe frymës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shpirti Rugovian nuk e duron këtë.

Liria dhe Demokracia, respekti për mendimin e lirë (pa pasur pasoja), respektimi i rregulloreve, statutit dhe ligjeve, vlerësimi i profesionalizmit dhe etikës në punë, janë vlera më të rëndësishme në një organizatë bashkëkohore të kohës sonë.

Prandaj, jam dhe do te mbetem një zë që me vendosmëri i thotë mendimet e veta si njeri i lirë.

Nga përvoja e di që nuk nuk mund t’i japësh dikujt atë çfarë nuk ka kapacitet ta pranojë, e kuptoj dhe kam empati për këtë përplasje të civilizimeve.

Por, jam i pakompromis për Kosovën evropiane, ku dinjiteti, liria dhe demokracia janë të vlera humaniste që ju takojnë të gjithëve.

Shkelja e normave demokratike nuk ka vend në Kosovë.

Zonja dhe Zotërinj,

Ndërgjegja ime është humane, qëndron zgjuar, dhe nuk ka forcë a sjellje autokrate e despotike që mund ta shuajë.

Mentaliteti im nuk është korruptiv dhe shpirti im nuk është profiter.

Nuk ik nga nata, se dua ta bëjë ditë.

Unë jam i Kosovës, dhe këtu do të jem deri sa mali të bëhet hi, e hiri mal përsëri.

Ju dua me shpirt

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot