Si ndikon dimri në metabolizëm? Një studim i ri ofron përgjigjen

Si ndikon dimri në metabolizëm? Një studim i ri ofron përgjigjen

Gjatë verës, ne zakonisht ndihemi më të shëndetshëm me diellin dhe ditët më të gjata. Megjithatë, një studim i ri nga Universiteti i Kopenhagës sugjeron se zakonet tona të të ngrënit gjatë dimrit mund të jenë në fakt më të dobishme për metabolizmin tonë. Shkencëtarët studiuan metabolizmin dhe peshën e minjve të ekspozuar ndaj dritës […]

Gjatë verës, ne zakonisht ndihemi më të shëndetshëm me diellin dhe ditët më të gjata. Megjithatë, një studim i ri nga Universiteti i Kopenhagës sugjeron se zakonet tona të të ngrënit gjatë dimrit mund të jenë në fakt më të dobishme për metabolizmin tonë. Shkencëtarët studiuan metabolizmin dhe peshën e minjve të ekspozuar ndaj dritës së dimrit.

Frymëzimi për studimin erdhi nga ndryshimi i rëndësishëm i orëve të ditës në mbarë botën. Studiuesit donin të zbulonin se çfarë nënkuptojnë ndryshimet sezonale në dritë për metabolizmin, transmeton Klankosova.tv.

“Unë vij nga Australia dhe kur erdha për herë të parë në Danimarkë, nuk isha mësuar me diferencën e madhe në gjatësinë e ditës midis verës dhe dimrit, kështu që isha i interesuar se si kjo mund të ndikojë në metabolizmin,” tha Lewin Small, i cili kreu studimin me ekipin e tij në Qendrën për Kërkimin Bazë të Metabolizmit në Universitetin e Kopenhagës.

Studiuesit zbuluan se minjtë e ekspozuar ndaj dritës së dimrit kishin më pak peshë dhe shtim yndyre. Ata shfaqën një model më të rregullt të të ngrënit gjatë 24 orëve, duke rezultuar në përmirësimin e shëndetit metabolik.

“A ndikojnë ndryshimet në orët e dritës në metabolizmin? Po, ato ndikojnë. Studimet e mëtejshme te njerëzit mund të zbulojnë se ndryshimi i ekspozimit tonë ndaj dritës artificiale gjatë natës, ose ekspozimi ndaj dritës natyrore gjatë gjithë vitit, mund të përdoret  për të përmirësuar shëndetin tonë metabolik”, përfundoi Leëin Small, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv

Megjithatë, duke qenë se hulumtimi është kryer te minjtë si subjekte eksperimentale, nuk mund të supozohet se e njëjta gjë është e vërtetë për njerëzit, sipas ScienceDaily.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve