SHBA-ja paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut

SHBA-ja paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka paralajmëruar të mërkurën zgjerimin e listës së zezë me persona të tjetër të dyshuar për korrupsion në Maqedoninë e Veriut. Më 5 dhjetor, Departamenti amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin maqedonas, Koço Angjushev, ndërsa para tij edhe disa politikanë dhe biznesmenë të tjerë të […]

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka paralajmëruar të mërkurën zgjerimin e listës së zezë me persona të tjetër të dyshuar për korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

Më 5 dhjetor, Departamenti amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin maqedonas, Koço Angjushev, ndërsa para tij edhe disa politikanë dhe biznesmenë të tjerë të profilit të lartë, si kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmeni kontrovers, Orce Kamçev.

Duke folur para gazetarëve në Shkup, Ageler tha se vendosja e Angjushevit në listën e zezë u bë pas “provave të shumta” për përfshirjen e tij në korrupsion.

Ajo nuk dha hollësi apo emra të personave që mund të futen në listën e zezë të SHBA-së, por shtoi se Angjushevi nuk do të jetë emri i vetëm në listën e zezë.

“Mund t’ju premtoj se ka njerëz të tjerë, rastet e të cilëve janë duke u përpunuar në Uashington. Nuk dua të spekuloj se kur do të shpallen, por ju premtoj se ky nuk ishte emri i fundit”, tha Ageleri.

Ajo theksoi se për vendosjen e tyre më të shpejtë në listën e zezë duhet kohë pasi “ky është një proces kompleks dhe i mundimshëm që kërkon siguri të plotë se persona të caktuar janë realisht pjesë e aktiviteteve korruptive”.

Hapat e tillë, siç tha Ageler, janë një mënyrë për Uashingtonin për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit.

“Ka një epidemi korrupsioni në këtë vend që ka prekur çdo sektor, çdo organizatë dhe vetëm duke vënë në dukje aktorët e korruptuar mund të fillojmë të ndihmojmë vendin që të merret me ato çështje”, theksoi ajo.

Ambasadorja Ageler njëkohësisht shprehu edhe dëshpërimin e saj nga mungesa e rezultateve në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.

“Në 32 vjetët e fundit, apo nga shpallja e pavarësisë së vendit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar gati gjysmë miliard dollarë për qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, por deri më tani nuk kanë dhënë rezultatet e pritura”, shtoi Ageler. /REL

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik