Referi turk që u sulmua fizikisht lirohet nga spitali

Referi turk, Halil Umut Meler, i cili ishte “viktimë” e dhunës fizike të shkaktuar nga zyrtarët e Ankaragucut, është liruar sot nga spitali. Referi fatkeq, i cili fillimisht u grushtua në fytyrë nga presidenti i klubit turk, Faruk Koca, e më pas kur përfundoi i shtrirë u shqelmua në kokë dhe në trup nga zyrtarët […]

Referi turk, Halil Umut Meler, i cili ishte “viktimë” e dhunës fizike të shkaktuar nga zyrtarët e Ankaragucut, është liruar sot nga spitali.

Referi fatkeq, i cili fillimisht u grushtua në fytyrë nga presidenti i klubit turk, Faruk Koca, e më pas kur përfundoi i shtrirë u shqelmua në kokë dhe në trup nga zyrtarët tjerë të klubi, ishte shtrirë në spital pasi i ishte ënjtur syri dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Por, “Reuters” njofton se referi turk u lirua sot nga spitali i Ankarasë me sy të errët, por pa probleme të tjera shëndetësore, përcjell “Gazeta Express”.

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi njoftoi se nesër do të vendoset për statusin e Ankaragucut, e cila pritet të dënohet rëndë, ndërsa presidenti Koca dha dorëheqje.

Mehmet Yorubulut, kryemjek në spitalin Acibadem, tha se fraktura e kokës që ai e pësoi do të shërohet me kohë. “Gjakderdhja në syrin e majtë të Meler është ndalur pothuajse plotësisht”, deklaroi mjeku që ishte në përkujdesje të referit. 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova