Pse jeni ende të uritur edhe pas një vakti të madh

Pse jeni ende të uritur edhe pas një vakti të madh

Arsyet pse ndihemi të uritur janë të ndryshme dhe ndonjëherë instinkti për të ngrënë ka pak të bëjë me ushqimin. Edhe pse uria është një sinjal i rëndësishëm për trupin tonë, ndonjëherë uria mund të nënkuptojë se thjesht nuk po marrim lëndë ushqyese ose se emocionalisht po përballemi me mërzinë dhe stresin. Nga ndjenja e […]

Edhe pse uria është një sinjal i rëndësishëm për trupin tonë, ndonjëherë uria mund të nënkuptojë se thjesht nuk po marrim lëndë ushqyese ose se emocionalisht po përballemi me mërzinë dhe stresin.

Nga ndjenja e lukthit të zbrazët deri te dhimbja e kokës – nuk ka pothuajse asnjë person që nuk e di se si është të jesh i uritur.

Megjithatë, nëse jeni të uritur edhe pasi keni ngrënë një vakt të madh, këto mund të jenë arsyet:

Nuk flini mjaftueshëm

Sipas Fondacionit ‘National Sleep’, një personi ka nevojë për shtatë deri në nëntë orë në natë. Fjetja më pak se kaq rezulton në një rritje afatshkurtër të hormonit grelin, i cili stimulon oreksin, si dhe një rënie të leptinës, e cila e redukton atë.

Jeni të dehidruar

Shumë njerëz, kur ndihen të trullosur, mendojnë se kanë nevojë për ushqim, por duhet të pinë më shumë lëngje. Konsumimi i rregullt i ujit është i rëndësishëm për hidratimin e përditshëm, por është e rëndësishme të dini se disa njerëz do të kenë nevojë për më shumë se doza e rekomanduar prej dy litrash.

Jeni të mërzitur

Nëse jeni duke shikuar televizor dhe duke rrëmbyer një çantë me ushqime, mendoni nëse jeni vërtet të uritur apo thjesht të mërzitur. Në një studim të vitit 2018 në revistën Appetite, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit hanin më shumë gjatë periudhave të mërzisë, ankthit ose depresionit sesa gjatë periudhave të emocioneve pozitive.

Gjidhënia

Ndonjëherë uria ndodh sepse trupi juaj është i zënë, si të thuash, duke krijuar ushqim për një person tjetër. Procesi i prodhimit të qumështit për foshnjën, rrit nevojën për lëndë ushqyese dhe lëngje, sepse i përdorni rezervat tuaja të yndyrës dhe rezervat e energjisë.

Nuk merrni fibra të mjaftueshme

Derisa sasia e madhe e fibrave në dietën tuaj mund të shkaktojë gazra, fryrje dhe kapsllëk, konsumi i paktë i tyre do të thotë që ka të ngjarë të jeni të uritur. Një dietë e ulët në fibra mund ta shtojë patjetër urinë tuaj, sepse fibrat ngadalësojnë procesin e tretjes, duke e lënë ushqimin në stomak për një kohë më të gjatë dhe duke na dhënë një ndjenjë të ngopjes.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve