Opozita konfirmon se e ka draftin zyrtar të Asociacionit

Opozita konfirmon se e ka draftin zyrtar të Asociacionit

Partitë opozitare parlamentare kanë konfirmuar se kanë pranuar draftin e ri për Asociacionin nga Bashkimi Europian. Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar  se kanë pranuar zyrtarisht një draft në gjuhën angleze. “Partia Demokratike e Kosovës dje e ka pranuar një kopje të draftit të Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Zyra […]

Partitë opozitare parlamentare kanë konfirmuar se kanë pranuar draftin e ri për Asociacionin nga Bashkimi Europian.

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar  se kanë pranuar zyrtarisht një draft në gjuhën angleze.

“Partia Demokratike e Kosovës dje e ka pranuar një kopje të draftit të Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Zyra e të Dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi”, tha zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

Gjithashtu, edhe zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, konfirmoi për Express të njëjtën.

“E kemi pranuar dje zyrtarisht”, tha shkurt ajo.

Ndërkaq, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, tha se komentet nga kjo parti do të bëhen pas diskutimit brenda organeve të partisë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pranuar verzionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Të njëjtin i ka shpërndarë gjithë anëtarëve të kryesisë së Aleancës. Është kërkuar nga anëtarët e kryesisë t’i bëjnë komentet e tyre lidhur me draft-statutin dhe të njëjtat do të diskutohen në mbledhjen e radhës së kryesisë së Aleancës, të thirrur më datë 7 dhjetor, në ora 17:00. Pas komenteve të anëtarëve të kryesisë, AAK do të dalë me qëndrim publik lidhur me draft-statutin e Asociacionit. Deri në atë kohë nuk do të ketë prononcime të tjera për këtë temë”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti tha se draftin për Asociacionin ia ka prezantuar vetëm presidentes së vendit, Vjosa Osmani, meqë ndërmjetësit kanë kërkuar konfidencialitet të plotë për procesin.

Opozita në Parlament kishte kritikuar Kurtin për mosprezantim të draftit, duke thënë se nuk mund të diskutojnë për diçka që s’e kanë parë.

Osmani dhe Kurti për këtë draft kanë thënë se është shkruar nga ndërmjetësit me kujdes për shkonjën e Kushtetutës.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj