‘Nëse qishtu po e nimon Qeveria Skënderajn’: Një video qesharake nga arkiva e Kurtit

Në një tubim zgjedhor në vitin 2013, Albin Kurti si kryetar i Vetëvendosjes, pati deklaruar se ‘Skënderaji është ndër komunat më të varfra në Kosovë’. Kjo deklaratë, rikujtohet në ditën kur Qeveria Kurti e ka lënë pa asnjë cent komunën e Skënderajt, në ndarjen buxhetore për vitin 2024. Ja çka deklaronte Kurti: Qeveria e Kosovës […]
Kjo deklaratë, rikujtohet në ditën kur Qeveria Kurti e ka lënë pa asnjë cent komunën e Skënderajt, në ndarjen buxhetore për vitin 2024.
Ja çka deklaronte Kurti:
Qeveria e Kosovës e ka krijuar përshtypjen që po e ndihmon e po e zhvillon Drenicën shumë. Por, komuna e Skënderajt është ndër komunat më të varfra në Kosovë.
Nëse qishtu po e nimon qeveria e Kosovës Skënderajn, besoj që Skënderaji shuma ma mirë ia del pa ndihmën e qeverisë së Kosovës.
Në Kosovën e pasluftës, i kemi pasë dy lloj privatizimesh, privatizimin e fabrikave dhe tokës në njërën anë, dhe privatizimin e komunave e të ndërmarrjeve publike në anën tjetër, secili më i keq se tjetri.
Privatizimi i tokës bujqësore e ka bërë atë shesh ndërtimesh për pompa biznese ose motele, ndërkaq privatizimi i komunave e ndërmarrje publike, i ka bërë ato vend për punësime familjare.
Të gjitha këto lloje privatizimesh ne do t’i hulumtojmë e korrigjojmë./Periskopi












