Komisioni hetimor për rezervat: Përplasje pozitë – opozitë

Komisioni hetimor për rezervat: Përplasje pozitë – opozitë

Me përplasje ndërmjet pozitës e opozitës ka kaluar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Përplasjet ndërmjet opozitës e mazhorancës erdhën për shkak të mospjesëmarrjes se këtyre të fundit për disa muaj në konstituimin e këtij Komisioni. E deputetët e mazhorancës kritikuan opozitën për akuzat që […]

Me përplasje ndërmjet pozitës e opozitës ka kaluar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore.

Përplasjet ndërmjet opozitës e mazhorancës erdhën për shkak të mospjesëmarrjes se këtyre të fundit për disa muaj në konstituimin e këtij Komisioni. E deputetët e mazhorancës kritikuan opozitën për akuzat që kishin bërë për deputetët e VV-së që nuk kishin marr pjesë në mbledhje.

Në këtë mbledhje ku temë diskutim ishte paraparë që të jetë shqyrtimi i  planit të punës në kuadër të këtij Komisioni si dhe diskutim për buxhetin, pozita e opozita në mungesë të disa anëtarëve u pajtuan që këto pika të diskutohen në një mbledhje ku janë të pranishme të gjithë.

Deputeti i VV-së Driton Hyseni, falënderoi opozitën që ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, duke shtuar se në mungesë të anëtarëve të Komisionit duhet të shtyhet diskutimi për planin e punës.

“Ne kemi konsideruar që zhbllokimi marrëveshjeve ndërkombëtar për qytetarët është shumë më rendësi. Shpreh keqardhje që është vonuar. Ky takim sot, nuk e shohë të rrugës ta vazhdojmë ta kemi një takim që të diskutojmë për planin e punës”.

“Ta kemi një punëtori që ta përpilojmë hapat të cilat në do ti ndërmarrim si Komision Hetimor. Nuk mund të mbajmë një takim që të futemi në një planë punë që na është dorëzuar vetëm 45 minuta para mbledhjes”, tha ai.

Kryetari i këtij Komisioni Rashit Qalaj, tha se duke pas vonesë në konstitutimt të këtij Komisioni duhet një punë më intensive për të arritur rezultatet për çka është formuar ky Komision.

“Nëse ne e bëjmë një dinamik të punës dhe nëse angazhohemi besoj që edhe në këtë periudhë të kohës kemi mundësi që të arrijmë”, tha ai.

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjkau, tha se partia e saj i ka votuar gjithnjë marrëveshjet ndërkombëtare.

LDK marrëveshjet ndërkombëtare i ka votuar gjithherë. Nuk është ky arsyetim që VV-ja ka ardhur për konstituim pas votimit të marrëveshjeve. LDK i ka votuar gjithnjë marrëveshjet përveç një amendamenti. Unë propozoj që plani të votohet me mundësi përmirësimi”, tha ai.

Deputeti i VV-së Driton Hyseni, tha se partia e tij ka mundësuar formimin e Komisionit Hetimor dhe mospjesëmarrja në konstituimin e këtij Komisionin nga VV ka qenë qëndrim politik i partisë për shkak të mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita.

Ai po ashtu kërkoi nga deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, që të kërkoj falje kolegëve për deklaratat që për mospjesëmarrjen e deputet të VV-së në këtë Komision.

Nuk mendoj që je e pa informuar me përbërjen e Kuvendit, ju e dini që vetëm me votat e LDK-së munden me kaluar marrëveshje. Jemi na që e kemi mundësuar formim e këtij Komisioni, pa vota e VV-së nuk do të ishte formuar ky Komision”.

“Ka qenë qëndrim politik që me kaluar marrëveshjet ndërkombëtare. Ke qenë tepër jo korrekte me kolegët, duhet të iu kërkosh falje kolegeve që i ke ofenduar me deklarata. T’i drejtohesh deputetëve që nuk janë duke ardhur në Komision pasi janë të përfshirë. Nëse keni prova urdhëroni në prokurori”, tha ai.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja