Kanellë me limon, kura më e mirë natyrale kundër gripit dhe problemeve të kyçeve

Kanellë me limon, kura më e mirë natyrale kundër gripit dhe problemeve të kyçeve

Në këtë periudhë, imuniteti ka nevojë për më shumë vitamina e minerale. Në këtë artikull do të mësoni një nga kurat më të mira natyrale për imunitetin, kundër mbipeshës dhe dhimbjes së kyçeve. E veçanta e kësaj kure është se ka vetëm dy përbërës: kanellën dhe limonin. Kombinimi i këtyre dy përbërësve ofron mburojë kundër […]

Në këtë artikull do të mësoni një nga kurat më të mira natyrale për imunitetin, kundër mbipeshës dhe dhimbjes së kyçeve.

E veçanta e kësaj kure është se ka vetëm dy përbërës: kanellën dhe limonin. Kombinimi i këtyre dy përbërësve ofron mburojë kundër disa problemeve shëndetësore dhe nuk shkakton efekte anësore.

Kanellë e limon kundër dhimbjes së kyçeve

Pirja e lëngut të limonit me kanellë bën mirë kundër dhimbjes së kyçeve dhe inflamacionit. Vitamina C te limoni ndihmon në prodhimin e kolagjenit, një proteinë e rëndësishme për kyçet dhe kockat.

Antioksidantët nga ana tjetër luftojnë inflamacionin. Kanella gjithashtu është efikase kundër inflamacionit.

Përgatitja

Për përgatitjen e kurës duhet të zieni një filxhan çaji me ujë. Më pas hidhni një shkop kanelle. Ziejini për 15 minuta dhe më pas lërini mënjanë për 10 minuta. Kullojeni lëngun dhe shtoni 5 lugë gjelle me lëng limoni. Shtoni pak mjaltë nëse dëshironi. Këtë lëng mund ta pini çdo mëngjes esëll për rreth 20 ditë.

Kanellë dhe limon kundër mbipeshës

Kanella dhe limoni janë ndër produktet më efikase për përshpejtimin e metabolizmit. Kanella kontrollon nivelet e insulinës dhe glukozës. Përdorimi i vazhdueshëm i kësaj kure eliminon yndyrat e akumuluara në zonën e belit. Kjo kurë bëhet në të njëjtën mënyrë si më lart, por ajo duhet pirë 20 minuta pas çdo vakti. Në këtë mënyrë, kanella dhe limoni do të stimulojnë metabolizmin dhe përmirësojnë tretjen.

Kundër gripit dhe të ftohurës

Lëngu i limonit me kanellën zbusin simptomat e gripit dhe të ftohurës dhe përshpejtojnë shërimin. Ngrohni në një tenxhere të vogël një filxhan çaji me lëng të freskët portokalli. Pas pesë minutave shtoni një shkop kanelle.

Pasi të jenë ngrohur mjaftueshëm së bashku, hiqni kanellën dhe hidhni pesë lugë gjelle me lëng limoni. Lëreni sa të marrë valë. Shtoni një lugë çaji me mjaltë. Këtë lëng duhet ta pini rregullisht çdo mëngjes gjatë ngrënies së vaktit për rreth 10 ditë.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve