Investimet kapitale, Azemi:Ky është tentim për ta blerë votën me buxhetin e shtetit

Investimet kapitale, Azemi:Ky është tentim për ta blerë votën me buxhetin e shtetit

Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se jo vetëm opozita po e thotë se Qeveria po favorizon vetmë komunat ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje, por edhe shoqëria civile po e aludon të njëjtën gjë. Azemi e ka marrë si referencë analizën e Institutit GAP. ”Nuk po e thotë veç […]

Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se jo vetëm opozita po e thotë se Qeveria po favorizon vetmë komunat ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje, por edhe shoqëria civile po e aludon të njëjtën gjë.

Azemi e ka marrë si referencë analizën e Institutit GAP.

”Nuk po e thotë veç opozita, por edhe shoqëria civile se qeveria e VV-së po i favorizon katër komunat që i udhëheq kjo parti, në lidhje me investimet e reja kapitale nga niveli qendror. Në analizën e Institutit GAP për projektbuxhetin e vitit 2024, shpaloset me shifra se si ky pushtet nga 21.8 milionë euro të destinuara për projekte specifike nëpër komuna, më shumë se gjysma jepen për Gjilanin, Podujevën, Shtimen e Kamenicën”, ka shkruar Azemi në Facebook.

“Rreth 13 milionë euro apo 59.5% e kësaj shume shkojnë për këto katër komuna, derisa ato e përbejnë veç 11.6 të popullsisë  së Kosovës dhe janë vetëm 14.5% e territorit të vendit. Në anën tjetër, komunat që i qeverisë LDK, e përbëjnë numrin më të madh të popullsisë, 23.7%, dyfishin e atyre që i udhëheq VV. Këto komuna po ashtu zënë 15.8 të territorit të vendit, prapë më shumë. E, përkundër kësaj, vetëm 17.8% e investimeve në projekte kapitale nga niveli qendror shkojnë në to”.

“Prej 21.8 milionë eurove, kjo qeveri i dërgon 6.3 milionë euro në Gjilan e 2.7 milionë në Shtime, derisa në Ferizaj asnjë cent të vetëm. Pra më shumë investime në Shtime sesa në Ferizaj, në Prishtinë, në Prizren e në Mitrovicë. Nëse i shikon si investime për kokë banori, vitin e ardhshëm për qytetarin e Ferizajt s’jepet asnjë cent, ndërsa për atë të Shtimes 102 euro për kokë banori”.

“Ky është favorizim i pastër për ta ruajtur pushtetin në këto komuna dhe diskriminim ndaj shumicës dërmuese të atyre që nuk e mbështeten mashtrimin e VV-së dhe Albin Kurtit. Ky është tentim për ta blerë votën me buxhetin e shtetit. Kjo është qeveria KREJT prej shtetit e DREJT për veti”, ka deklaruar ai.

Opozita ka deklaruar se Qeveria e Albin Kurtit po diskriminon komunat ku nuk qeverisë e që janë shumica.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik