‘Ik or pirdhu’: Tensione në Kuvendin shqiptar

Tensione në hyrje të Kuvendit, teksa sot mbahet seancë plenare. Deputetët e Rithemelimit janë përplasur me Gardën, pasi kjo e fundit nuk i ka lënë që të futen disa prej opozitarëve dhe ushtroi kontroll ndaj tyre që të mos fusin tymuese. Deputetët janë përplasur fizikisht, madje në një moment Flamur Noka ka shtyrë një prej […]
Tensione në hyrje të Kuvendit, teksa sot mbahet seancë plenare. Deputetët e Rithemelimit janë përplasur me Gardën, pasi kjo e fundit nuk i ka lënë që të futen disa prej opozitarëve dhe ushtroi kontroll ndaj tyre që të mos fusin tymuese.
Deputetët janë përplasur fizikisht, madje në një moment Flamur Noka ka shtyrë një prej gardistëve. Ky i fundit nuk lejoi Nokën që të futej duke i thënë se ka flakadan në xhep, ndërsa deputeti e ka ofenduar punonjësin e Gardës.
Noka-Gardistit: Ik er pridhu mos mu afro. Ik er pridhu, do më tregosh ti mua.
Bardhi: Mos e prek me dorë. Mos e prek me dorë.












