Haxhiu: Krimi mbi Liridonën është alarm që s’duhet të pushojë derisa të ketë drejtësi

Haxhiu: Krimi mbi Liridonën është alarm që s’duhet të pushojë derisa të ketë drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, ka folur për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj e cila u vra ditë më parë, derisa tha se “ishte një rast tjetër ku kemi të bëjmë me femicid”. Haxhiu theksoi se pas një pune intensive mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë akterët […]

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, ka folur për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj e cila u vra ditë më parë, derisa tha se “ishte një rast tjetër ku kemi të bëjmë me femicid”.

Haxhiu theksoi se pas një pune intensive mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë akterët e vrasjes së 30-vjeçares u arrestuan, teksa shtoi se priten dënimet më të larta për këtë krim.

Haxhiu tha para të pranishmëve në konferencë se si shoqëri s’duhet të jemi të qetë derisa të krijohet një shoqëri ku respektohet dinjiteti i vajzave dhe grave, e se krimi mbi Liridonës është alarm që s’duhet të pushojë derisa të kemi një shoqëri ku ka drejtësi e barazi.

“Kjo ngjarje e rëndësishme vjen pak ditë pas vrasjes së Liridona Ademajt, një tjetër vrasje e një gruaje e porositur nga bashkëshorti i saj, një tjetër ligësi që sjell vdekjen e një gruaje, një tjetër rast që kemi të bëjmë me femicid. Fatbardhësisht pas një pune intensive, akterët e vrasjes së Liridonës janë arrestuar dhe të gjithë presin dënimet më të larta për kryerjen e këtij krimi më të rëndë”.

“Dje ja dhamë lamtumirën e fundit Liridonës, por ne si shoqëri s’do të jemi të qetë derisa të krijojmë një shoqëri ku respektohet dinjiteti i vajzave dhe grave dhe jeta e tyre. Krimi mbi Liridonën është alarm qe s’duhet të pushoj derisa të mbrojmë një shoqëri ku ka drejtësi e barazi. Kërkojmë drejtësi për Liridonën dhe të gjitha gratë tjera që u vranë nga bashkëshortët e tyre. Çështja e dhunës na përket të gjithëve dhe të gjithë kemi përgjegjësi ta luftojmë”.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik