Gjendja fizike e Muriqit e alarmon dhe e brengos Mallorcën

Gjendja fizike e Muriqit e alarmon dhe e brengos Mallorcën

Vedat Muriqi është bërë një problem i madh për Mallorcën. Sulmuesi kosovar e ka marrë në qafë ekipin spanjoll pas lëndimit që e pësoi derisa ishte duke luajtur për “Dardanët” në ndeshjen e parë të nëntorit ndaj Izraelit. 29 vjeçari e pësoi një tërheqje muskulore, e cila ia pamundësoi atij në tri ndeshjet e ekipit […]

Vedat Muriqi është bërë një problem i madh për Mallorcën.

Sulmuesi kosovar e ka marrë në qafë ekipin spanjoll pas lëndimit që e pësoi derisa ishte duke luajtur për “Dardanët” në ndeshjen e parë të nëntorit ndaj Izraelit.

29 vjeçari e pësoi një tërheqje muskulore, e cila ia pamundësoi atij në tri ndeshjet e ekipit ishullor kundër Atletico Madridit, Cadizit dhe Alavesit, shkruan mediumi spanjoll “Estadio Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

Fillimisht, parashihej që lojtari do të mungonte 4 deri në 6 javë dhe se do të mundë të rikthehej kundër Almerias më 17 dhjetor.

Prizrenasi do të mungojë edhe sonte, natyrisht, në ndeshjen e Copa del Rey kundër Valle de Egues dhe të shtunën kundër Sevillës në Son Moix.

Por, jo vetëm kaq, pasi 29 vjeçari ia ka prishur krejt planet trajnerit Javier Aguirre pasi stafi mjekësor i klubit nuk është shfaqur shumë optimistë për një rikthim të shpejtë të lojtarit.

Tash ka shpresa të vogla që ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios të rikthehet në ndeshjen e fundit të vitit 2023 kundër Osasunës.

Pasi shërimi i Muriqit po shkon më ngadalë se që ishte paraparë, ai mund të rikthehet në fillim të vitit 2024 në ndeshjen me Real Madridin.

Përfaqësuesi kosovar kishte qenë protagonist i Mallorcas para dy sezonesh kur ishte huazuar nga Lazio duke ia mundësuar ekipit spanjoll qëndrimin në La Liga.

Në edicionin e kaluar ai ishte përsëri protagonist me 15 gola, ndërsa edhe këtë edicion e nisi mirë derisa u lëndua…

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova