Duka komenton shortin e Shqipërisë: Me të fortët bëhesh i fortë

Duka komenton shortin e Shqipërisë: Me të fortët bëhesh i fortë

Shqipëria njohu sot kundërshtarët e saj në Euro 2024: Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Pas shortit foli edhe presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka i cili e komentoi grupin e ‘ferrit’. Për Dukën, skuadrat kundërshtare janë padyshim të mira, por ai vlerëson se edhe kombëtarja shqiptare është në një moment të mirë dhe siç […]

Pas shortit foli edhe presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka i cili e komentoi grupin e ‘ferrit’.

Për Dukën, skuadrat kundërshtare janë padyshim të mira, por ai vlerëson se edhe kombëtarja shqiptare është në një moment të mirë dhe siç shprehet “të luash me të fortët bëhesh më i fortë”.

Armand Duka: E para unë jam shumë i kënaqur që Shqipërinë e sollëm këtu në finalet e kampionatit europian. Të gjithë ishim të ndërgjegjshëm që kur vjen në një event të tillë padyshim që ka vështirësi.

Blendi Fevziu: Ama the s’duam Italinë, Italia të ra. Apo e kishe kështu si fëmijët që thonë s’dua këtë që ajo t’i bjerë…

Armand Duka: Italia, Spanja Kroacia janë skuadra shumë të mira, janë skuadra me histori, kampione Europe, por edhe ne jemi në një moment të mirë dhe besoj që do ta luajmë mirë Europianin dhe me të fortët bëhesh i fortë. Ndeshjen e parë luajmë me Italinë në Dortmund, ndeshjen e dytë me Kroacinë në Hamburg dhe ndeshjen e tretë kundër Spanjës në Duseldorf.

Blendi Fevziu: Të tre qytete të mbushura me shqiptarë.

Armand Duka: Në çdo stadium që do luajmë ne shqiptarët e mbështesin ekipin kombëtar siç e kanë mbështetur. Unë uroj që ta shijojmë këtë event të rëndësishëm, ta shijojnë çunat, ta shijojnë tifozët dhe pse jo të shkojmë më tej. Vërtetë është e vështirë, çdo grup është i vështirë… Vijmë në këtë kompeticion si fitues i grupit tonë, pra jemi skuadër e mirë.

Blendi Fevziu: Ajo që është për t’u theksuar se një ndeshje ndaj Italisë, Spanjës dhe Kroacisë merr shumë më tepër vëmendje sesa të luanim kundër Sllovakisë, Sllovenisë apo skuadrave të këtij lloji. Pastaj rezultati, e thashë edhe në fillim, me ekipet e mëdha kemi treguar më shumë, siç e treguam së fundmi. Patëm super ndeshje me Çekinë e Poloninë dhe ndeshjet më modeste me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Kështu që besoj kemi një lloj mundësie të tregojmë veten në fushë.

Ndërkohë, në një reagim në rrjetet sociale, Duka shkruajti se Shqipëria do të shkojë në Gjermani për të luajtur futboll dhe do të provojë të gjitha mundësitë e saj. “Kemi bërë një sezon të mrekullueshëm dhe jam i bindur që Shqipëria do të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Gjermani vitin e ardhshëm”, theksoi kreu i FSHF.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova