Dhuna në fushë: Federata Turke pezullon të gjitha ndeshjet e futbollit

Dhuna në fushë: Federata Turke pezullon të gjitha ndeshjet e futbollit

Federata Turke e Futbollit ka pezulluar të gjitha ndeshjet e futbollit pasi një president klubi goditi me grusht arbitrin në fytyrë në fund të një ndeshjeje të Superligës. Presidenti i MKE Ankaragucu, Faruk Koca sulmoi gjyqtarin Halil Umut Meler në fushë të hënën pas fishkëllimës së fundit, pas barazimit 1-1 në një ndeshje të Super […]

Federata Turke e Futbollit ka pezulluar të gjitha ndeshjet e futbollit pasi një president klubi goditi me grusht arbitrin në fytyrë në fund të një ndeshjeje të Superligës.

Presidenti i MKE Ankaragucu, Faruk Koca sulmoi gjyqtarin Halil Umut Meler në fushë të hënën pas fishkëllimës së fundit, pas barazimit 1-1 në një ndeshje të Super Ligës kundër Caykur Rizespor.

Arbitri, i cili ra në tokë, u godit gjithashtu me shkelm në një përleshje që ndodhi pasi tifozët gjithashtu pushtuan fushën pasi Rizespor shënoi golin e barazimit në minutën e fundit.

Federata njoftoi se pezulloi të gjitha ndeshjet e ligës për një kohë të pacaktuar pas një takimi urgjent të mbajtur për të diskutuar dhunën, përcjellë KosovaPress.

Meler u shtrua në spital me një frakturë të lehtë pranë syrit, por nuk ishte në gjendje të rëndë.

Në spital gjatë natës u shtrua edhe Koca, i cili konsiderohej se rrezikohej nga ataku në zemër. Ai u urdhërua të arrestohej në pritje të gjyqit me akuzat për plagosjen e një zyrtari publik të martën, pas marrjes në pyetje nga prokurorët, njoftoi Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc në X, platforma e njohur më parë si Tëitter.

Dy të dyshuar të akuzuar për shkelmimin e Melerit u arrestuan gjithashtu, ndërsa tre të tjerë u liruan nga paraburgimi me kusht që të paraqiteshin rregullisht në polici.

Gjatë marrjes në pyetje, Koca mohoi të ketë shkaktuar ndonjë lëndim, duke këmbëngulur se ai thjesht e goditi arbitrin. Presidenti i klubit fajësoi edhe Melerin për incidentin, të cilin e akuzoi për ”vendime të gabuara” dhe akte provokuese.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e dënoi gjithashtu sulmin.

”Sport do të thotë paqe dhe vëllazëri. Sporti është i papajtueshëm me dhunën. Nuk do të lejojmë kurrë që të ketë dhunë në sportet turke,” ai shkroi në X.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova