Dënimi i Calit me 22 vite burgim: “Hesapin bëjeni vetë”

Dënimi i Calit me 22 vite burgim: “Hesapin bëjeni vetë”

Nol Nushi i PSD-së, ka bërë një llogari të viteve me të cilat u dënua ish-ushtari i UÇK-së Sali Mustafa – Cali dhe sa dënime morën zyrtarët e ish-Jugosllavisë. Ai shkruan: Hesapin bëjeni vetë! Salih Mustafa u denua me 22 vite burg, per nje person qe ishte vrare nga ushtria e Serbise, por qe pretendohet […]

Nol Nushi i PSD-së, ka bërë një llogari të viteve me të cilat u dënua ish-ushtari i UÇK-së Sali Mustafa – Cali dhe sa dënime morën zyrtarët e ish-Jugosllavisë.

Ai shkruan:

Hesapin bëjeni vetë!

Salih Mustafa u denua me 22 vite burg, per nje person qe ishte vrare nga ushtria e Serbise, por qe pretendohet qe po mbahej nga Cali.

Per krimet e Serbise ne Kosove, nga Tribunali i Hages jane denuar vetem 6 zyrtar te ish-Jugosllavise.

Denimi me i madh ka qene 22 vite burgim, ndonese shifrat e krimeve dihen dhe poashtu dihet qe ushtria e ish-Jugosllavise ishte formacion ushtarak i mireorganizuar dhe shume i fuqishem.

Nikola Shainoviç – 22 vite burgim.

(Zevendes Kryeminister i Jugosllavise gjate luftes ne Kosove.)

Pas apelit, dënimi iu zvogëlua në vetëm 18 vjet dhe pasi mbajti dy të tretat e dënimit u lirua fare për sjellje të mirë. Pra 12 vjet burgim.

Nebojsha Pavkovic – 22 vite burgim

(Shef i Armates se Trete te Ushtrise se Jugosllavise)

Sreten Lukiç – 20 vite burgim

Lukiç, në kohën e luftës, ishte Shef i Policisë për Kosovë dhe zv.Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it)..

Vllastimir Gjorgjeviç – 18 vite burg

(Zevendes minister i Puneve te Brendshme MUP)

Dragoljub Ojdaniç, 15 vite burgim

(Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë),

Vladimir Lazareviç – 14 vite burgim

(Komandanti i forcave të ushtrisë së Jugosllavisë në Prishtinë)

Apeli i Speciales dënon Salih Mustafën me 22 vjet burgim

Gjykata e Apelit të Speciales ka shpallur aktvendim ndaj Salih Mustafës, duke e dënuar me dënim unik prej 22 vjet burgim për krime lufte.

Aktgjykimi u shpall të enjten në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, nga kryetarja e trupit gjykues Michele Picard.

Gjykata e Shkallës së Parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, e kishte shpallur fajtor Salih Mustafën për krime lufte duke e dënuar me 26 vite burgim. Ndërsa gjatë seancave të Apelit, Salih Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm.

“Unë kisha me thënë që edhe praktikisht edhe moralisht nihna i pafajshëm edhe pse juridikisht gjykata me ka shpallë të fajshëm, për shkak se jam i bindur që absolutikisht asnjë vepër për ato çka m’i ka ngarku prokuroria që tri vite nuk i kam konsumu”, kishte deklaruar Mustafa.

Salih Mustafa kishte paraqitur në Panelin e Gjykatës së Apelit 51 pika kundër vendimit dënues me 26 vite burg të shqiptuar ndaj tij nga Gjykata Speciale më 16 dhjetor 2022.

Në seancën e mbajtur 26 tetor, mbrojtja e Salih Mustafës përmes avokatit Julius Von Bone ka thënë se gjatë shqiptimit të dënimit, trupi gjykues ishte selektiv dhe mori parasysh vetëm dëshmitarët që dëshmuan kundër Mustafës. Po ashtu, mbrojtja pretendoi se trupi gjykues ka bërë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në rasti e shqiptimit të dënimit. Me këtë rast, avokati Von Bone ka kërkuar nga Apeli interpretim të Kushtetutës.

Ekipi i Sali Mustafës gjatë seancës së Apelit patën kërkuar që Sali Mustafa të shpallet i pafajshëm, por nëse jo, të ulet dënimi i tij.

Ndërsa, Zyra e Prokurorit të Specializuar në parashtrimet e veta kërkoi nga Apeli që të mbetet në fuqi aktgjykimi dënues ndaj Salih Mustafës. Sipas prokurorit Cezary Mihailzcuk, aktgjykimi është mbështetur në prova të besueshme.

Kurse, mbrojta e viktimave përmes avokates Anni Pues ishin shprehur se viktimat që marrin pjesë në këtë çështje gjyqësore shpresojnë që ky është hapi i parafundit për t’i dhënë fund dhimbjes së tyre

Ndryshe, aktgjykimi ndaj Mustafës ishte shpallur më 16 dhjetor 2022, me të cilin Mustafa është dënuar me 26 vite burgim. Ndaj këtij aktgjykimi, Salih Mustafa ka dorëzuar dosjen e tij të apelit, kurse Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësit e viktimave duhej të dorëzonin dosjet e përgjigjeve deri më 5 qershor 2023.

Kronologjinë e rastit ndaj Salih Mustafës, mund ta lexoni KËTU. Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit