Daja: S’kemi çfarë të humbim, luajmë “gjithçka për gjithçka”

Ballkani nesër do ta zhvillojë ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Dinamo Zagrebit në Kroaci në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Fitorja potenciale e Ballkanit nesër dhe barazimi ose humbja e Astanas do të bënte që kampioni i Kosovës të kualifikohej në fazën e nokautit. E trajneri i Ballkanit, Ilir […]

Ballkani nesër do ta zhvillojë ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Dinamo Zagrebit në Kroaci në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Fitorja potenciale e Ballkanit nesër dhe barazimi ose humbja e Astanas do të bënte që kampioni i Kosovës të kualifikohej në fazën e nokautit.

E trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se nuk kanë çfarë të humbin dhe do të japin gjithçka nesër.

“Kemi një ndeshje të vështirë, sepse kemi përballë një kundërshtar që ka shumë përvojë dhe është tepër i fortë, pavarësisht se ndeshjen e parë e kemi fituar në Prishtinë. Kështu që në Zagreb na pret një ndeshje shumë e fortë. Pavarësisht kësaj, ne jemi përgatitur dhe nuk kemi çfarë të humbim, pra do të luajmë ‘gjithçka për gjithçka’. Sigurisht që kemi bërë një rrugëtim për të dytin vit në këtë garë që është historike për Kosovën dhe kur luajmë në këto nivele gjithmonë kemi përballë ekipe shumë më të mira se ne në çdo aspekt. Edhe kur luan për barazim është shumë vështirë, lëre më për fitore. Por, ne do të përdorim të gjitha forcat tona për të bërë një paraqitje të mirë në Zagreb dhe për të fituar”, tha Daja në konferencën për media.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin