BE rikujton se masat hiqen kur Kosova të marrë ‘hapa për de-përshkallëzim’ në veri

BE rikujton se masat hiqen kur Kosova të marrë ‘hapa për de-përshkallëzim’ në veri

Më 12 dhjetor Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzionet për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës. Në konkluzionet e Këshillit, përmenden edhe masat që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës si rezultat i mosplotësimit të kërkesave të Përfaqësuesit të Lartë të bëra publike më 3 qershor. Në konkluzione thuhet se […]

Më 12 dhjetor Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzionet për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

Në konkluzionet e Këshillit, përmenden edhe masat që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës si rezultat i mosplotësimit të kërkesave të Përfaqësuesit të Lartë të bëra publike më 3 qershor.

Në konkluzione thuhet se BE-ja është duke i mbajtur në fuqi masat ndaj Kosovës për shkak të mungesës së veprimeve për të de-eskaluar situatën në Veri të Kosovës dhe kanë thënë se Brukseli mirëpret faktin që janë marrë disa veprime në atë drejtim.

Gjithashtu në konkluzë të Këshillit thuhet se BE-ja qëndron e gatshme që t’i heq këto masa në rast të progresit në përmbushjen e kushteve ekzistuese të BE-së. Këshilli ka rikujtuar se s’do ta lë në harresë çështjen e plotësimit të kushteve dhe do t’i rikthehet për trajtim bazuar në raportine Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell.

“Këshilli rikujton se në përputhje me deklaratën e 3 qershorit të Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së, BE-ja po zbaton masa të kthyeshme ndaj Kosovës për shkak të mungesës së veprimeve vendimtare për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës. Këshilli mirëpret që Kosova ka ndërmarrë hapa drejt përmbushjes së disa prej kërkesave të BE-së. Këshilli rikujton se BE-ja është e gatshme të heqë masat në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave ekzistuese të BE-së. Këshilli do të mbetet i kapur për këtë çështje dhe do t’i rikthehet në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë mbi përmbushjen e këtyre kërkesave”, thuhet në dokumentin zyrtar të publikuar në faqen e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Josep Borell më 3 qershor 2023 kishte treguar kërkesat e BE-së për de-eskalim të situatës në Veri të Republikës së Kosovës.

“Presim që Kosova të veprojë në mënyrë de-përshkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje”, thuhej në qëndrimin e 3 qershorit

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike