Abrashi i VV-së tallet me qytetarët: E portretizon Kurtin si Babadimër për 100 euro shtesa

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e rregullt ka marr vendim për ndarjen e 100 eurove shtesë për të gjithë fëmijët që marrin shtesat e rregullta si dhe 100 euro për pensionistë. Por, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e këtyre mjeteve, deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka vendosur të tallet me qytetarët, […]
Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e rregullt ka marr vendim për ndarjen e 100 eurove shtesë për të gjithë fëmijët që marrin shtesat e rregullta si dhe 100 euro për pensionistë.
Por, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e këtyre mjeteve, deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka vendosur të tallet me qytetarët, duke publikuar fotografi të kryeministrit Albin Kurti të portretizuar si “Babadimër”.
“Gëzuar Vitin e Ri 2024! E ka leshu dorën BABA-dimri”, shkruhet në fotografinë e postuar nga Abrashi.
Lidhur me ndarjen e 100 eurove ka shkruar edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Agron Demi.
“Babadimri në formë të 100 eurove.
Kjo qeveri as nuk është ka lodhet fare së paku me i identifiku familjet që kanë më së shumti nevojë për ato 100 euro. Po ja fusin shabllon, pse me u lodhë. Vetëvendosje e urren Hashim Thaçin, por fatkeqësisht është ka qeverisë me ‘libër’ të tij.”, shkruan ai.












