Zvicra publikon listën: Ftohen Shaqiri, Xhaka dhe Zeqiri për ndeshjen ndaj Kosovës

Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin ka publikuar listën e lojtarëve për tri ndeshjet e fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani. Helvetikët fillimisht do të ballafaqohen me Izraelin me datë 15 nëntor, teksa më pas do ta presin Kosovën tre ditë më vonë. Kampanjën kualifikuese, Zvicra do […]

Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin ka publikuar listën e lojtarëve për tri ndeshjet e fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.

Helvetikët fillimisht do të ballafaqohen me Izraelin me datë 15 nëntor, teksa më pas do ta presin Kosovën tre ditë më vonë.

Kampanjën kualifikuese, Zvicra do e mbyll ndaj Rumanisë me datë 21 nëntor.

Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen duke filluar nga ora 20:45.

Në mesin e të ftuarve te Zvicra është Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Andi Zeqiri.

Përndryshe grupin I, e kryeson Rumania me 16 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje, Zvicra është e dyta me një pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në vendin e tretë është Izraeli me 11 pikë, me dy takime më pak të luajtura. Në pozitën e katërt është Kosova me shtatë sosh.

Në vendin e pesë dhe të gjashtë është Bjellorusia dhe respektivisht Andorra me vetëm dy pikë.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin