Vrau bashkëkombasin e tij në Itali, kërkohet burg i përjetshëm për 34-vjeçarin shqiptar

Vrau bashkëkombasin e tij në Itali, kërkohet burg i përjetshëm për 34-vjeçarin shqiptar

Rigels Gjinaj, 34-vjeçari shqiptar që mbrëmjen e 16 shtatorit të vitit 2022, qëlloi për vdekje, bashkatdhetarin Emanual Rroku, në një lokal në Milano, rrezikon burgun e përjetshëm. Prokurori publik, Ciro Caramore, kërkoi dënimin maksimal për të nga Gjykata. Si ndodhi ngjarja Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale […]

Prokurori publik, Ciro Caramore, kërkoi dënimin maksimal për të nga Gjykata.

Si ndodhi ngjarja

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Aty ka lindur një debat me Rigelsin, i cili kulmoi kur ky i fundit që nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë.

Një  plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar duke e lënë të vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas ngjarjes, së rikonstruktuar nga hetimet, brenda lokalit një burrë kishte goditur një grua.

Disa nga të pranishmit kishin ndërhyrë për ta ndaluar, ndërsa Rigelsi kishte ndërhyrë për të mbrojtur mikun e tij nga ajo turmë.

Gjatë sherrit, një breshëri plumbash u lëshuan nga arma e 34-vjeçarit dhe një prej tyre ka goditur Rrokun në arterien karotide.

23-vjeçari ndërroi jetë pak pasi mbërriti në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari, u shtrua në spital për shkak të rrahjeve të rënda që iu bënë gjatë sherrit.

Nga ekspertiza konstatohet se gjuajtja vdekjeprurëse është qëlluar nga një distancë prej 25 deri në 45 centimetra , ka goditur varësen e Rrokut dhe është devijuar drejt qafës së tij.

“Nuk doja të vrisja njeri, do të doja të kthehesha pas dhe të fshija gjithë këtë dhimbje”, deklaroi Rigels i cili përfundoi në burg për vrasje. /GazetaTema/

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik