Rama: Ministrat e Qeverisë Kurti po hezitojnë të bashkëpunojnë me kryeqytetin

Rama: Ministrat e Qeverisë Kurti po hezitojnë të bashkëpunojnë me kryeqytetin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur mbi bashkëpunimin e tij me nivelin qendror, duke thënë se ka një hezitim të  ministrave të Qeverisë Kurti që të bashkëpunojnë në projektet për kryeqytetin. Rama madje tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nuk e ka pranuar atë si pjesë të jurisë për përzgjedhjen e fituesit […]

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur mbi bashkëpunimin e tij me nivelin qendror, duke thënë se ka një hezitim të  ministrave të Qeverisë Kurti që të bashkëpunojnë në projektet për kryeqytetin.

Rama madje tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nuk e ka pranuar atë si pjesë të jurisë për përzgjedhjen e fituesit të projektit për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit, duke e përjashtuar kështu plotësisht nga procesi.

“Platforma Arbëri me Pallat të Rinisë, qysh para një viti jemi marrë vesh me Ministrinë e Kulturës që ajo të jetë pika, ose pjesa ku do të bëhet baleti dhe opera dhe pika zero të merret Pallati i Rinisë që të ndërlidhet Pallati i Rinisë së bashku me Arbërinë, pra për projektin tashmë janë tri propozime dhe është dashur të zgjidhet fituesi dhe të vazhdohen punimet”.

“Kam kërkuar të jem pjesë e jurisë së këtij projekti ku ministria e ka iniciuar këtë konkurs ndërkombëtar, për fat të keq nuk më kanë ftu, kam qenë i përjashtuar nga procesi, absolutisht nuk e kuptoj, unë përveç që jam kryetar i kryeqytetit jam arkitekt, jam urbanist, eksperienca ime globale në konkurse ndërkombëtare është e madhe, i plotësoj të gjitha kushtet dhe kam bërë kërkesë, por nuk jam ftuar të jem pjesë e konkursit, i kam pyetur përse por është arsyetim i pabazë që unë nuk e kuptoj”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.

I pari i Prishtinës tha se ka bashkëpunim me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Qe dy vite kam qenë super pro-aktiv, u kam ofruar bashkëpunim të mirëfilltë në çdo sferë të gjitha ministrive, qeverisë në total në çdo sferë, kam kërkuar bashkëpunim të mirëfilltë dhe me i shty gjërat përpara, kam pasur bashkëpunim të mirëfilltë me Ministrinë e Infrastrukturës, po ashtu kam pasur bashkëpunim edhe me Ministrinë e Kulturës, por gjërat kanë ndryshuar”, tha Rama.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik