Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të jetë tipike vjeshtore pasi në fushat termike do të ketë rënie të dukshme. Vranësirat do të jenë kryesisht të stadit të mesëm dhe të ulët të troposferës, ndërsa presioni atmosferik do të ketë luhatje të lehta duke i ruajtur vlerat e normales. Nuk përjashtohen mundësitë që të krijohet edhe mjegulla […]

Java e ardhshme parashihet të jetë tipike vjeshtore pasi në fushat termike do të ketë rënie të dukshme. Vranësirat do të jenë kryesisht të stadit të mesëm dhe të ulët të troposferës, ndërsa presioni atmosferik do të ketë luhatje të lehta duke i ruajtur vlerat e normales.

Nuk përjashtohen mundësitë që të krijohet edhe mjegulla në shumë zona, pasi ndryshimi i grafikut termik do të mundësojë formimin e kësaj dukurie. Në viset me lartësi mbidetare mbi 1.100m parashihen edhe ngrica të dobëta.

Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Të martën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Të enjten do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë lehtësisht më të ulëta. Minimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Ditën e premte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të pësojnë zhvillime duke krijuar kushte për reshje të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  ndërmjet 10-12 Celsius.

Kushtet agrometeorologjike janë përmirësuar shumë pas reshjeve të fundit të cilat përfshinë gjithë territorin e Kosovës.

Sasitë e reshjeve të regjistruara në disa qendra të rrjetit meteorologjik të Kosovës ishin me sa vijon:

Junik 159 milimetra, Gadime 91mm, Ferizaj 90 mm, Kamenicë 62 mm, Podujevë 60 mm, Mitrovicë 50 mm, Prizreni, Peja dhe Prishtina 45 mm dhe Malisheva me 43 mm ose litër për metër katrorë.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-13 metër për sekondë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja