O’Brien i nis takimet me ballkanasit në Paris, Kovachevski tregon çfarë foli me të

O’Brien i nis takimet me ballkanasit në Paris, Kovachevski tregon çfarë foli me të

Ndihmës Sekretari i ri për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James C. O’Brien, në kuadër të një vizitë të të tij në disa shtete europiane është ndal edhe në Paris të Francës për të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Në margjina të këtij forumi, ai ka në agjendë edhe takimet me disa liderë ballkanikë. Të […]

Në margjina të këtij forumi, ai ka në agjendë edhe takimet me disa liderë ballkanikë. Të parin e nisi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, ndërsa më pas pritet të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Për takimin me O’Brien, Kovachevski tha se me të foli për prioritetet e politikës së jashtme të Qeverisë dhe për raportin mes dy shteteve.

“Me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë theksuam rëndësinë e partneritetit të fortë strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Biseduam për zhvillimet e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut dhe për prioritetet e politikës së jashtme të Qeverisë”, ka shkruar ai në X.

O’Brien gjithashtu do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Më herët, Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur se O’Brien do të udhëtojë për në Paris, Francë dhe Bruksel, Belgjikë, nga 9 deri më 14 nëntor 2023.

“Ndërsa në Paris, ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe do të takohet me drejtorin politik francez Frederic Mondoloni dhe zyrtarë të tjerë francezë për të diskutuar sfidat rajonale dhe globale. Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet gjithashtu me liderët evropianë, duke përfshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin armen Pashinyan, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidentin malazez Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski për të diskutuar çështjet rajonale dhe dypalëshe”, thekson komunikata e DASH.

James O’Brien u emërua në këtë post më 5 tetor të këtij viti.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot