Mot i vranët sot në Kosovë, priten erëra të fuqishme

Mot i vranët sot në Kosovë, priten erëra të fuqishme

Meteo Kosova ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku fillimisht pritet të ketë reshje lokale në perëndim dhe jugperëndim të vendit. Sipas kësaj platforme meteorologjike, gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet të arrijë një sistem frontal, ndonëse më i dobësuar, duke përfshirë edhe zonat e tjera […]

Meteo Kosova ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku fillimisht pritet të ketë reshje lokale në perëndim dhe jugperëndim të vendit.

Sipas kësaj platforme meteorologjike, gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet të arrijë një sistem frontal, ndonëse më i dobësuar, duke përfshirë edhe zonat e tjera të vendit.

“Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ndërsa më intensive parashihen në perëndim dhe jugperëndim të vendit. Ka mundësi të ketë edhe ndonjë shkarkesë elektrike”, thuhet në njoftim.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, me shpejtësi prej 15-95 km/h. Po ashtu, parashihen dëme materiale në zona të caktuara.

Erëra me intensitet më të ulët priten në juglindje dhe lindje të vendit, ndërsa më të fuqishme në verilindje të vendit, sidomos në zonat malore.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, minimalet do të lëvizin prej 4 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja