Limaj për Kurtin: Mashtrues që për Asociacionin tash po fshihet pas Gjykatës Kushtetuese

Limaj për Kurtin: Mashtrues që për Asociacionin tash po fshihet pas Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e quan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti mashtrues që po fshihet pas Gjykatës Kushtetuese pasi pranoi ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Limaj tha në Frontal në T7 se Kurti “ka bërë shkelje të Kushtetutës” duke arritur një “marrëveshje të dëmshme për vendin”. “Çka po thonë këta që […]

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e quan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti mashtrues që po fshihet pas Gjykatës Kushtetuese pasi pranoi ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Limaj tha në Frontal në T7 se Kurti “ka bërë shkelje të Kushtetutës” duke arritur një “marrëveshje të dëmshme për vendin”.

“Çka po thonë këta që i kanë marrë 51%? Po duan që këtë punë t’ua lënë 9 vetave në Gjykatën Kushtetuese. Me u fshehë, me thënë ‘këqyre, ne e kemi bë një bërllok, marrëveshje katastrofale për vendin tonë, ju tash duhet ta akomodoni, t’ia gjeni vendin në Kushtetuë’. Gjykata Kushtetuese as nuk krijon e as nuk shuan institucione”, tha Limaj.

“Në 2015 Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë s’duhet bërë Asociacioni… Marrëveshjet politike i krijojnë ato punë”, tha ndër tjerash ish-zëvendëskryeministri.

Limaj tha se “do të krijohet një autonomi politike brenda sistemit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Kosova ka pranuar formimin e Asociacionit me kompetenca të shtuara… S’ka këtu 2013, 2015, ka marrëveshje Kurti-Vuçiq nga e cila derivon draft-statuti dhe pastaj Asociacioni”, tha ai.

Limaj tha se “tanimë edhe për ata besimtarë fanatikë të z. Kurti e kanë të qartë që kryeministri i Republikës së Kosovës e ka pranuar një marrëveshje, ka pranuar asociacion dhe tani pritet implementimi”.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike