Kurti: Unë i kërkova BE-së ta hartojnë ata draftin e Statutit në ndërthurje me marrëveshjet e kaluara

Kurti: Unë i kërkova BE-së ta hartojnë ata draftin e Statutit në ndërthurje me marrëveshjet e kaluara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin austriak “ORF-TVthek” të hënën, ka folur sërish për sulmin e paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, duke thënë se ky akt paraqet qartë “gjurmën e gishtit” të Serbisë, derisa ka kërkuar nga […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin austriak “ORF-TVthek” të hënën, ka folur sërish për sulmin e paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, duke thënë se ky akt paraqet qartë “gjurmën e gishtit” të Serbisë, derisa ka kërkuar nga Bashkimit Evropian (BE) ta dënojë shtetin serb.

Ai ka thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit (Ohër, 18 mars) duhet t’i paraprijë normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, derisa ka kërkuar nga BE-ja të shkallëzojë presionin ndaj Beogradit. Ai ka shtuar se pala serbe nuk dëshiron paqe, por angazhohet drejt eskalimit të situatës, veçanërisht në pjesën veriore të vendit.

Duke komentuar draft-statutin “evropian dhe modern” për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, kreu i ekzekutivit kosovar ka bërë me dije se vetë ka propozuar që draft-statuti për “mekanizmin vetë-menaxhues” për serbët e Kosovës të hartohet nga bashkësia e organizuar ndërkombëtare, por gjithmonë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka shtuar se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pranohet nëse është në përputhje me tri kritere: Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës (2015), letrën e ish-kryediplomates evropiane Federica Mogherini (2016) dhe qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të shprehur nga diplomatët Derek Chollet dhe Gabriel Escobar (2022).

Megjithë, kryeministri Kurti ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk mund të krijohet pa e njohur Serbia de facto pavarësinë e vendit, derisa ka kërkuar që BE-ja t’i japë statusin e vendit kandidat Kosovës, duke thënë se duhet të merret parasysh progresi i vendit në disa fusha të caktuara.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike