Kurti për ‘Zajednicën e re’: Është shkruar me kujdes, me germën e Kushtetutës

Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti në Kuvend, në seancë e jashtëzakonshme: ‘Draft propozimi për zbatimin e nenit 7, në lidhje me nenin 10, është shkruar me kujdes për gërmën e Kushtetutës do të thosha më shumë se frymën e tij. Drafti parashihet të shkojë në Kushtetuese menjëherë pas pranimit të tij’, tha Kurti. Më poshtë, […]
‘Draft propozimi për zbatimin e nenit 7, në lidhje me nenin 10, është shkruar me kujdes për gërmën e Kushtetutës do të thosha më shumë se frymën e tij. Drafti parashihet të shkojë në Kushtetuese menjëherë pas pranimit të tij’, tha Kurti.
Më poshtë, Periskopi transkripton pjesë nga fjalimi i Kurtit:
Një dekadë e dialogut, solli shumë dokumente të titulluara si ‘marrëveshje e konkluzione’, por ajo që do të veçohej, është ajo e Asociacionit, që pati kaluar në këtë Kuvend, duke e kthyer obligim ndërkombëtar.
Më 2015, i shtohet marrëveshja për parimet, të cilës Kushtetuesja i gjeti shkelje në 23 nene.
Të gjitha marrëveshjet janë bërë nën supozimin për normalizim marrëdhëniesh e integrim të veriut.
Dy marrëveshje si ajo 2013 dhe 2015, ndëkrohë pa njohje.
Prej kur kemi marrë qeverinë, kemi thënë se na duhet një qasje e re, ku në qendër është njohja reciproke.
Sfida kryesore ishte trashigimia në dialog që nuk solli njohje.
Fokusi primar i qeverisë, ishte edhe aty ku ishte kërkesa e qytetarëve në zgjedhjet historike, për punë dhe drejtësi.
Për neve, suksesi demokraitk dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, i kontribuon edhe sundimi i ligjit në veri.
Sundimi i ligjit n aka sjell shpesh përballje në veri, që sic u pa, janë sponzorizuar nga Serbia.
Kriminelët në veri të vendit, ishin pjesë e koalicionit qeverisës ndër vite.
Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit, është marrëveshje për njohje de-facto të Kosovës nga Serbia.
Ky është rezultati i dy viteve dialog.
Marrëveshja bazike dhe Aneksi i saj, në gjashtë rreshta të preambulës dhe pesë nenet e para i ka njohje de fakto të Kosovës nga Serbia.
Vetëm një nen, neni 7 i marrëveshjes ndërlidhet me trashigiminë e dialogut nga qeveritë e kaluara.
Më 21 tetor, kemi pritur pesë emisarët, që sollën një plan për ecjen përpara.
Ky plan përfshin edhe një propozim për një draft statut për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes.
Draft propozimi për zbatimin e nenit 7, në lidhje me nenin 10, është shkruar me kujdes për gërmën e Kushtetutës do të thosha më shumë se frymën e tij.
Drafti parashihet të shkojë në Kushtetuese menjëherë pas pranimit të tij.












