Fury – Usyk, zbulohet data e re e meçit historik të boksit

Fury – Usyk, zbulohet data e re e meçit historik të boksit

Më në fund është zyrtarizuar data e meçit historik të boksit profesionist mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk. Dy boksierët më të mirë të momentit dhe njëherësh kampionë të botës, do të përballen mes vete më 17 shkurt të vitit të ardhshëm. Paraprakisht, ishte përmendur data 23 dhjetor për një sfidë mes dy boksierëve që […]

Më në fund është zyrtarizuar data e meçit historik të boksit profesionist mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.

Dy boksierët më të mirë të momentit dhe njëherësh kampionë të botës, do të përballen mes vete më 17 shkurt të vitit të ardhshëm.

Paraprakisht, ishte përmendur data 23 dhjetor për një sfidë mes dy boksierëve që i mbajnë krejt brezat e boksit profesionist në peshat e rënda.

Por, mediumi “ESPN” raporton se data finale mund të jetë 17 shkurti, ndërsa meçi, ashtu siç ishte planifikuar, do të mbahet në Arabinë Saudite.

Aktualisht, boksieri ukrainas i mban katër breza të versioneve WBA, IBO, WBO e IBF, të cilat ia kishte “rrëmbyer” Anthony Joshuas, ndërsa i mungon veç titulli WBC, të cilin e mban Fury, e të cilin synon t’ia marrë në shkurtin që vjen.

Breaking: The Tyson Fury-Oleksandr Usyk fight for the undisputed heavyweight championship will take place on Feb. 17 in Riyadh, sources told @MikeCoppinger.

The fight was originally planned for Dec. 23. pic.twitter.com/RDDvQtiwID

— ESPN Ringside (@ESPNRingside) November 14, 2023

Nga ana tjetër, boksieri britanik është i vendosur që t’i unifikojë krejt rripat me një fitore eventuale ndaj kundërshtarit ukrainas.

Ky njëherësh konsiderohet si njëri prej meçeve më të mëdhenj në shekullin 21, por edhe në histori të boksit profesionist.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova