Fotografi i kryeministrit, mëditje sa një pjesëtar i NJSI/FIT

Fotografi i kryeministrit, mëditje sa një pjesëtar i NJSI/FIT

Patrik Domi, fotografi i cili përkujdeset për shkrepjen e momenteve nga paraqitjet publike të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, mund barazohet me një pjesëtar të Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI/FIT) në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili përkujdeset për sigurinë e vendit, jo për punën dhe për asgjë tjetër, përpos për shumën e parave që […]

Patrik Domi, fotografi i cili përkujdeset për shkrepjen e momenteve nga paraqitjet publike të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, mund barazohet me një pjesëtar të Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI/FIT) në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili përkujdeset për sigurinë e vendit, jo për punën dhe për asgjë tjetër, përpos për shumën e parave që përfiton nga mëditjet.

Fotografi i kryeministrit Kurti ka fituar 1 mijë e 963 euro e 50 cent (1.963.50) nga mëditjet për udhëtime jashtë vendit vetëm në periudhën janar-qershor 2022. Kjo shumë e të ardhurave është pothuajse e barabartë me mëditjet që fitojnë pjesëtarët e njësiteve elitare të Policisë së Kosovës, pavarësisht diferencës së madhe, posaçërisht aspektit të rrezikshmërisë në punë.

Një muaj pune për një polic është 40 orë në javë (160 orë në muaj) dhe për këtë angazhim paguhet veç 525 euro – rroga bazë për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përfshirë ata të njësiteve elitare. Shtesa për rrezikshmëri ka qenë 215 euro, ndërsa ajo është ulur tash në 150 euro. Shtesa prej 100 eurove për “punë të veçantë” për njësitet elitare është hequr krejtësisht, shkruan AP.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, derisa ka provuar të minimizojë protestën e pjesëtarëve të NJSI/FIT të Policisë së Kosovës, ka thënë nëpërmjet një postimi në “Facebook” se të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve policorë që shprehën paknaqësitë e tyre të mërkurën janë mbi 2 mijë e 200 euro, përfshirë shtesat e rrezikshmërisë.

Ai ka dhënë edhe disa shifra me qëllim të shpalljes së kërkesave të shprehura tash e një kohë nga pjesëtarët elitarë të Policisë së Kosovës sikurse diçka jolegjitime, derisa nuk ka tentuar t’i adresojë fare shqetësimet e NJSI/FIT, derisa fotografi i kryeministrit Kurti vazhdon të marrë shumë të njëjtë të të hollave nga mëditjet sikurse një polic special.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik