Daut Haradinaj pritet nga familja Lika: Kompania e tyre, lider në sektorin e ndërtimit në Zvicër

Daut Haradinaj nga AAK-ja po qëndron në Zvicër, ku atje është pritur për darkë nga familja Lika, që tashmë bota shqiptare dhe ajo evropiane e njeh për të arriturat e jashtëzakonshme me kompaninë “Lika Group Ag”. Haradinaj shprehet se suksesi i shqiptarëve në afarizmin evropian është për admirim dhe kjo pothuajse në çdo fushë të […]
Haradinaj shprehet se suksesi i shqiptarëve në afarizmin evropian është për admirim dhe kjo pothuajse në çdo fushë të jetës.
“Ky potencial i madh duhet të orientohet në investime në Kosovë, me politika lehtësuese për ta, duke eliminuar burokracitë administrative që sot shteti ynë i zbaton”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndryshe, kompania “LIKA” me suksesin e saj është bërë emër i njohur në sektorin e ndërtimeve në Zvicër dhe është ndër lideret me standardet më të larta zvicerane të ndërtimit.











