Trajneri i Çekisë: Në Shqipëri luajmë për gjithçka, është e vështirë por duam fitore atje

Selektori i Kombëtares së Çekisë, Jaroslav Silhavy e pranon se ekipin e tij e pret një ndeshje mjaft e vështirë në “Air Albania” kundër Kombëtares shqiptare. Mirëpo, trajneri çek insiston se skuadra e tij do ta kërkojë fitoren kundër Kuqezinjve për ta marrë primatin në grup. Aktualisht, “Shqiponjat” prijnë me 10 pikë, dy më shumë […]

Mirëpo, trajneri çek insiston se skuadra e tij do ta kërkojë fitoren kundër Kuqezinjve për ta marrë primatin në grup.

Aktualisht, “Shqiponjat” prijnë me 10 pikë, dy më shumë se çekët, të cilët e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

E ajo e 12 tetorit po konsiderohet si më e rëndësishmja për të dyja Kombëtaret, në garë për t’u kualifikuar në Euro 2024.

“Ne jemi optimistë, besojmë se mund t’ia dalim mbanë. Është një fakt i mirë që të gjithë lojtarët tanë janë në formë. Nuk dua të bëj ndryshime menjëherë në çdo takim. Ne e dimë se çfarë na pret atje”, theksoi fillimisht Silhavy.

“Kemi disa informacione nga polakët që humbën 0-2. E pamë ambientin, shqiptarët kanë shumë temperament. Shkojmë atje për fitore”, vazhdoi selektori i çekëve

“Ndeshja në Shqipëri ndoshta do të jetë shumë më e vështirë se ajo që e kishim në shtëpi me ta. E kemi bërë vetë të vështirë, por besoj se mund t’ia arrijmë qëllimit kur bëhet fjalë për të luajtur për gjithçka”, përfundoi Silhavy.

Selektori çek e zbuloi sot edhe listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit, ku u pa mungesa e sulmuesit të rëndësishëm, Patrick Schick.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin