Rikthehen në punë punonjësit e Spitalit të Pejes që u suspenduan pas rastit të futjes së fetusit në lavatriçe

Rikthehen në punë punonjësit e Spitalit të Pejes që u suspenduan pas rastit të futjes së fetusit në lavatriçe

Janë rikthyer në punë shtatë punonjësit e Spitalit të Pejës që u suspenduan në dhjetor të vitit të kaluar, nën dyshimin se kanë futur një fetus në lavatriçe. Kjo është konfirmuar  nga Spitali i Pejës, rasti kishte ndodhur më 14 dhjetor të 2022-s. Një rast tronditës pati ndodhur dhjetorin e vitit të kaluar në Spitalin […]

Janë rikthyer në punë shtatë punonjësit e Spitalit të Pejës që u suspenduan në dhjetor të vitit të kaluar, nën dyshimin se kanë futur një fetus në lavatriçe. Kjo është konfirmuar  nga Spitali i Pejës, rasti kishte ndodhur më 14 dhjetor të 2022-s.

Një rast tronditës pati ndodhur dhjetorin e vitit të kaluar në Spitalin e Pejës, trupi i pajetë i një fetusi u fut në lavatriçe nga punonjësit e spitalit gabimisht. Rasti u bë publik disa ditë më vonë nga prindërit, e masa u ndërmorën menjëherë.

Nga Spitali i Pejës patën njoftuar se menjëherë u seuspenduan katër mami, dy punëtorë të shërbimit teknik dhe një mirëmbajtëse.

Të njëjtit janë rikthyer sërish në punë.

“Po janë rikthyer”, ka konfirmuar shkurtimisht sot për Gazetën Express nga Spitali i Pejës.

Si ndodhi rasti në Pejë?

Më 22 dhjetor 2022, babai i fetusit pati rrëfyer për Express, se e ka pa me sytë e tij një punonjës të spitalit teksa ka mbledhur “copat” e fetusit pas futjes në lavatriçe.

“Ka lind normal, po të nesërmen masi kemi dashtë me marrë foshnjën, prej moskontrollit dhe papërgjegjisë së punës e kanë fut në lavatriçe edhe është i dëmtuar komplet, copa-copa e kemi pa duke i mbledh. Në maqinë sa ka nejt nuk e di, por masi e kemi marrë atë trup unë nuk e di hala a është komplet çdo gjë e tij, kompet copë-copë, sikur kafshata-kafshata”, pati thënë prindi i foshnjës.

Ai rrëfeu se kur kishte shkuar për ta marrë trupin e pajetë të foshnjës në orën 12:00 me datën 14 dhjetor, por arritën ta marrin vetëm pas insistimit prej pesë orësh. E pasi e kanë marrë, ai deklaron se infermieret në Gjinekologji e kanë rekomanduar që mos ta lajmërojë rastin në polici.

“Me datën 14 u hap rasti në polici, kemi pas me marrë në orën 12:00 me bë varrimin. E morëm foshnjën pas 5 orësh që e kemi pas të caktuar me marrë.E kemi marrë foshnjën me një kuti, në mënyrë mizore dhe e kemi dërgu për varrim. Policinë e kemi njoftu kur kemi shku me marrë foshnjën, e pam që po ikun prej përgjegjësisë dhe po na shtyjnë marrjen e foshnjës, qaty kemi dyshu. Edhe vazhduam poshtë sepse i pam lëvizjet e punonjësve aty, vazhduam prapa tyre dhe e pam që u shku njeri te lavatriçja dhe është duke i mbledhë copat e foshnjës, prej aty jemi kthy nalt në gjinekologji dhe e kemi lajmëru rastin në polici, na bojshin motrat që mos e lajmëroni rastin. Ne e kemi lajmëru rastin ka ardhë prokuroria dhe inspektorati i Shëndetësisë” u shpreh ai.

I njëjti shtoi se foshnjën e kanë varrosur, teksa i pati ftuar organet përgjegjëse që të merren me këtë rast.

Prokuroria Themelore në Pejë,  nuk kanë kthyer përgjigje për rrjedhën e hetimeve.

Pas këtij rasti, Ministria e Shëndetësisë pati marr vendim që ta lirojë nga detyra u. d. kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike