“Rasti 53 milionëshi”, Avdullah Hoti pritet të jap sot dëshminë e tij

Ish-Kryeministri dhe njëherësh ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pritet të dëgjohet sot në cilësinë e dëshmitarit në rastin e njohur si “53-milionëshi”. Në këtë rast, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i Pal Lekajt, […]
Në këtë rast, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i Pal Lekajt, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.
Ndryshe, në seancën e 29 shtatorit 2023, është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe shefi i kabinetit të ish-ministrit Lekaj, dëshmitari Argjend Zejnaj.












