Osmani për televizionin kroat: Sulmi në Banjskë plan i Vuçiqit për destabilizimin e gjithë Ballkanit Perëndimor

Osmani për televizionin kroat: Sulmi në Banjskë plan i Vuçiqit për destabilizimin e gjithë Ballkanit Perëndimor

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nga Kroacia ku po qëndron për vizitë zyrtare ka folur për zhvillimet e fundit të veri të Kosovës, ku më 24 shtator një rreshter policor mbeti i vrarë, si pasojë e një sulmi terrorist. Osmani tha se prapa këtij sulmi qëndron shteti serb, që për qëllim thotë ajo, kishte aneksimin […]

Osmani tha se prapa këtij sulmi qëndron shteti serb, që për qëllim thotë ajo, kishte aneksimin e pjesës veriore të Kosovës, dhe jo vetëm. Osmani thotë se po të funksiononte plani i Serbisë, pasojat do të ndiheshin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidentja në një intervistë për televizionin kroat HRT thotë se zingjiri i provave të çon tek ushtria serbe dhe vetë Vuçiqin duke ditur edhe lidhjet e tij me Milan Radoiçiqin.

“Po. Është një akuzë e rëndë ose një akt i rëndë. Është një akt që synon aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe nuk do të ndalej me kaq, por do të destabilizonte të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në të vërtetë, ligjet për të cilat flas janë të qarta. Shteti serb ka kohë që e financon hapur Brigadën e Veriut dhe mbrojtjen civile, sidomos muajt e fundit. Stërvitja e tyre u zhvillua në objektet dhe bazat ushtarake serbe, në livadhet e Pasuljanskit dhe në baza të tjera ushtarake. Për këtë ka dokumentacion dhe material të regjistruar. Industria ushtarake serbe prodhoi armët që ne i konfiskuam, të cilat i përkisnin Brigadës së Veriut dhe mbrojtjes civile, pasi më parë i përkisnin vetë ushtrisë serbe. Prandaj, zinxhiri i provave të çon në ushtrinë serbe. Për më tepër, vetë Vuçiq është i lidhur me Milan Radoiçiqin, i cili është lideri i atij sulmi terrorist.

E pyetur rreth komentit të saj se megjithatë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, flet për dhënien e autonomisë më të madhe serbëve në Kosovë, Osmani thotë se kjo nuk u dakordua në Bruksel, dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të heshtë për atë që ndodhi më 24 shtator.

“Kjo nuk u ra dakord në Bruksel. Ajo që është objekt i marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit është një e drejtë e caktuar e vetëqeverisjes së popullit serb dhe për disa parime janë rënë dakord, para së gjithash me partnerin tonë kryesor, me SHBA-në, që dikton që kushtetuta e Kosovës duhet të respektohet para së gjithash, dhe parimet janë të tilla që serbët mund ta ushtrojnë atë të drejtë. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të pretendojmë se nuk ka ndodhur asgjë dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të heshtë për atë që ndodhi më 24 shtator”, është shprehur Osmani. /reporteri.net

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik