Miratohet projektligji që solli përplasje mes deputetëve të VV-së

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Pro këtij projektligji ishin 58 deputetë, ndërsa 1 votë ishte kundër e 4 abstenime. Kujtojmë se diskutimet për këtë projektligj patën përfunduar në seancën e 9 marsit, ndërsa votimi pati dështuar disa herë. Herën e kaluar që u hodh në votim […]
Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Pro këtij projektligji ishin 58 deputetë, ndërsa 1 votë ishte kundër e 4 abstenime.
Kujtojmë se diskutimet për këtë projektligj patën përfunduar në seancën e 9 marsit, ndërsa votimi pati dështuar disa herë.
Herën e kaluar që u hodh në votim ky projektligj nuk kaloi, për shkak të kundërshtimeve përbrenda VV-së.
Kujtojmë se përgjatë asaj seance pati një përplasje mes Rrahmanit dhe deputetes tjetër të VV-së, Saranda Bogujevci.











